“Tërmet” popullor, që të ndalet bujaria e Thaçit ndaj Serbisë me troje shqiptare

Politika

“Tërmet” popullor, që të ndalet bujaria e Thaçit ndaj Serbisë me troje shqiptare

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 14 shkurt 2019 Në ora: 23:48
Hashim Thaçi, foto ilustrim nga "Bota sot"

Ideja e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për korrigjim të kufijve, po vazhdon të kundërshtohet.

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, e cila deri më tash nuk ishte deklaruar lidhur me këtë çështje, ka reaguar së fundmi, duke shprehur shqetësimin, lidhur me fazën e fundit të procesit të dialogut me Serbinë, duke thënë se janë të papranueshme mungesa e platformës unike shtetërore dhe qëndrimet kontroverse e përçarëse në mes bartësve të institucioneve kryesore të vendit.

“ASHAK konsideron se diskursi i tensionuar për ndryshimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë si ide dhe plan i vjetër serb, në formë të “korrigjimit”, “shkëmbimit” dhe “ndarjes” së Kosovës, është me pasoja shumë të dëmshme për pavarësinë, sovranitetin shtetëror dhe integritetin territorial të Kosovës dhe interesave të saj. Republika e Kosovës, fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë, duhet ta zhvillojë brenda kuadrit kushtetues dhe ligjor në fuqi dhe në mbështetje të kompetencave kushtetuese të institucioneve shtetërore”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Akademisë.

Po ashtu, sipas ASHAK, Republika e Kosovës, mund të zhvillojë fazën përfundimtare të dialogut, përballë Serbisë a palëve të treta, vetëm si shtet i pavarur, sovran, i njohur ndërkombëtarisht nga 115 shtete dhe i konfirmuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe se çdo ndarje territoriale-etnike e Kosovës, jashtë kufijve të përcaktuar qartë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, do të rrezikonte mosekzistimin e saj si shtet i pavarur dhe sovran, sikundër që copëtimi i Luginës së Preshevës do ta fshinte atë si entitet.

Shahu: Tani duhet një "tërmet" popullor që të ikë Thaçi

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike Rexhep Shahu, ka thënë se është më mirë vonë se kurrë reagimi i Akademisë.

“Më mirë vonë se kurrë që reagoi Akademia dhe i tha opinionit publik se tezat e Thaçit për ndryshim kufijsh me Kosovën janë teza serbe të vjetra që i hedh në treg Thaçi për interesa të tij dhe nuk di të kujt tjetër veç Serbisë. Teza të tilla ka artikuluar kohë më parë edhe Qosja”, është shprehur ai.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni nesër në gazetën kombëtare "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat