Komunikata kundër Gani Gecit: Ja katër emrat në perëndim që iu bie përgjegjësia për këtë

Politika

Komunikata kundër Gani Gecit: Ja katër emrat në perëndim që iu bie përgjegjësia për këtë

Nga: D.Rr Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 11:17
Gani Geci

Publicisti Arbër Gashi, duke folur për “Bota sot” ka thënë se, kërkim falja publike e presidentit Thaçi për komunikatën nr. 59 ndaj familjes Geci, është një hap i madh në drejtimin e duhur.

“Komunikata Nr. 59 ka shkaktuar probleme të mëdha në skenën politike dhe ushtarake të vendit, andaj, prononcimi i Presidentit Thaçi është një hap i madh në drejtimin e duhur, sepse për herë të parë pas dy dekadash terrori fizik dhe psikologjik ndaj familjes Geci, vet kreu i Drejtorisë Politike distancohet publikisht nga formulimet e Komunikatës Nr. 59”, ka thënë Gashi.

Gashi përmend disa persona publik, të cilët sipas tij iu bie përgjegjësia politike dhe ligjore për komunikatat e shkruara jashtë shtetit (Diasporë).

Ai thotë se kryesia e LPK-së, deri në vitin 1994 nuk e kanë njohur as Adem Jasharin e as Gani Gecin.

Image
Arbër Gashi

“Unë mendoj, se përgjegjësia politike dhe ligjore për komunikatat e shkruara në perëndim bie mbi Ali Ahmetin, Fazli Veliun, Bardhyl Mahmutin dhe Xhavit Halitin. Pra, sipas mendimit tim, është obligim ligjor, politik dhe kombëtar i të apostrofuarve, që ata të dalin publikisht dhe t’a sqarojnë opinionin shqiptar, se cili prej tyre ka urdhëruar dhe përpiluar KOMUNIKATA që nxisnin vëllavrasjen dhe që kërkonin ndarjen e ushtarëve në të përshtatshëm (i majtë) dhe të papërshtatshëm (i djathtë). Unë besoj se Ali Ahmeti, Fazli Veliu, Bardhyl Mahmuti dhe Xhavit Haliti e kanë për obligim të rrëfehen publikisht. Shqiptarëve, më në fund, duhet t’ua tregojmë të vërtetën e plotë të asaj kohe, duke i lënë anash mitizimet dhe sajesat e panevojshme. Meqenëse Ali Ahmetin e kam njohur personalisht, unë mund ta them me plot përgjegjësi, se deri në vitin 1994, ai dhe kryesia e LPK-së nuk e kanë ditur saktësisht se kush është Adem Jashari ose kush është Gani Geci dhe se cilët janë pjesëtarët e tjerë të grupeve të para të rezistencës ushtarake kundër pushtuesit”, thekson Gashi.

“E them me përgjegjësi të plotë ligjore, politike dhe kombëtare, se pjesëtarët e grupeve të para të rezistencës së armatosur kanë bashkëpunuar shumë ngushtë me institucionet shtetërore dhe e kanë mbrojtur me të gjitha mjetet që kishin në dispozicion Deklaratën e Pavarësisë (2 Korrik 1990) dhe Kushtetutën e Republikës (7 Shtator 1990)”, nënvizoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat