Vëllai i komandant Kumanovës e pyet Fatmir Limajn për banesa e vila: Të kujt janë, ku i morre?

Politika

Vëllai i komandant Kumanovës e pyet Fatmir Limajn për banesa e vila: Të kujt janë, ku i morre?

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 12:37
Fatmir Limaj

Vëllai i komandant Ismet Jashari “Kumanova”, Murati, në vazhdimin e pyetjeve drejtuar Fatmir Limaj, e pyet për Ali Ukën dhe Remzi Hoxhën.

Jashari e pyet edhe për LPK-në duke i thënë se çfarë faji kishte bërë kjo organizatë?

Vëllai i komandant Kumanovës, në vazhdimin e pyetjeve të radhës e pyet Jasharin edhe për vëllain e tij.

Jashari e pyet edhe për disa banesa dhe vila Fatmir Limajn.

Lexojeni më poshtë pyetjet e radhës:

301. Cilët ishin ata delegatë, emri dhe mbiemri?

202. Delegatët e Partisë suaj që ishin në atë mbledhje a kanë raportuar në Kryesi?

203. Kjo Mbledhje, Behajdin Allaqin kishte caktuar anëtar të Komisionit për organizimin e Mbledhjes së IV-të të LPK-së. A dinit ju për vendimet e asaj mbledhjeje?

204. Mbledhja e IV-të e Përgjithshme e LPK-së është mbajtur në korrik të vitit 1993, te Kodra e Trimave në Prishtinë, në shtëpinë e Maliq Brajshorit. Ke ditur ti dhe Hashimi për këtë mbledhje?

205. Keni pasur të deleguar nga partia e juaj përfaqësues në atë mbledhje?

206. Cilët ishin delegatët e partisë, emri dhe mbiemri?

207. Delegatët e asaj mbledhje, a kanë raportuar në kryesin e Partisë suaj?

208. A e dini sa veprimtarë të LPK-së e LKÇK-së janë arrestuar që kishin marrë pjesë në këto tri mbledhje?

209. Ku është Xhavit Haziri???

210. A i ke njohur Ali Ukën e Remzi Hoxhën? Kur u vra Ali Uka në Tiranë, me cilin flinte në banesë dhe a ishte ky person anëtar i partisë suaj? A të ka tregu gjë ai person rreth vrasjes së Aliut?

211. Po anëtarët e Kryesisë së Partisë suaj a i kanë njohur Ali Ukën e Remzi Hoxhën?

212. A e din ti dhe kryesia e partisë tuaj si janë zhdukur në Shqipëri këta të dy?

213. Ke qenë Drejtor (Drejtorisë Politike) i Policisë Ushtarake, a është kështu?

214. Pse në Qershor 1999 në Prizren i bëtë atentat nënës biologjike të UÇK-së?

215. Vetëm pse e kishte LPK-ja në Program për ta bërë realitet Programin e Lidhjes së Prizrenit?

216. Çfarë faji pat bërë LPK që ia ndërruat programin?

217. LPK ishte armikja e përbetuar e pushtuesve sllavë. A është kështu?

218. Çfarë të keqe e mëkati kishte bërë Komandanti Legjendar Adem Jashari, pse ishte anëtar i LPK-së, nuk e mbështesnit dhe nuk e furnizonit apo jo?

219. A nuk e dëshmoj LPK-isti Adem Jashari se është për çlirim e bashkim kombëtar? Po ju për çfarë ishit që nuk e mbështesnit?

220. Kur është vrarë Adem Jashari, a pati pjesëtarë të partisë suaj që e festuan atë natë?

221. Cili?

222. Cili Shërbim Informativ ju këshillojë ta bënit atentatin mbi LPK-në?

223. Populli shqiptar mbi 2000 vjet i pushtuar nga romakët. Mbi 530 vjet i pushtuar nga osmanët. Për 100 vjet nënën pushtime sllave. Kurrë gruaja e martuar shqiptare nuk e kishte ulur kokën e ta shesë nderin femëror për t`iu siguruar kafshatën fëmijëve. A e keni vërejtur këtë fenomen trishtues z. Limaj? Tani pas luftës çlirimtare po thoni se populli është i lirë. Pse po ndodhë ky fenomen i prostituimit të gruas shqiptare? Për këtë luftuat? Kjo pyetje i parashtrohet të gjithë politikanëve që kanë marrë dhe do të kërkojnë votën e popullit, për me u ulë në karrigen e pushtetit qendrorë e lokal!!!???!!

224. Në janar të vitit 2000, në odën e Xhelë Shalës, në Banjë, aty ka ora 03.30 e mëngjesit, më pate thënë se për stinën e verës që e pritshmi, pra për pushime, do t’i bëje gati dy banesa në Prishtinë. Një për familjen e Ismetit, një për familjen time. Ta ktheva menjëherë përgjigjen, apo jo, dhe a të kujtohet çfarë të thashë?

225. Ato Banesa janë të tuat tash?

226. Të babës tënd i ke?

227. Apo „miraz“ i ke?

228. Nuk e derdhi gjakun vëllai jem për banesa, o Fatmir shoku, por vetëm me çlirue e me bashkue popullin tonë. A ishte kështu? (Atëherë, pse në kushtetutën tuaj e keni vendos se nuk do të bëni asnjë lloj bashkimi dhe ndryshimi kufijsh dhe nuk ia lini popullit të vendos)?

229. Po atë natë, në Banjë, të thashë; kujdes Fatmir, këta që po ta rrehin shpinën, për atë histori çka ke bërë gjat luftës, kanë me u ngritur nga dalë lart ku e kanë synimin, në pushtet dhe dikur kanë me të hudh ndoshta edhe në burg. A është kështu? A të ndodhi kështu?

230. Sa bodigarda i ke?

231. Shtëpinë në Bajë me të kujt pare e ndreqe?

232. Po Villën ku banon me familje në Prishtinë me çka e bane?

233. Po edhe gjashtë Villat tjera me paret e kujt i bane? A ke evidencë Bankare?

234. Po veturat?

235. Djalin për shkollim në SHBA me të kujt pare e financove?

236. E shumë të tjera, a po?

237. Po shokët e tu të partisë ku i kanë në shkollë fëmijët?

238. Kanë bërë shokët e partisë tënde pasuri?

239. A i keni vizituar familjet e Tahir Sinanit e Indrit Carës, (të dy Dëshmorë të kombit), ndonjëherë? Po ata që kanë mbet gjallë a i keni thirrë ndonjëherë?

240. Nëse jo, Pse jo?

241. Pse jo, apo ngaqë i kishte shkolluar e edukuar Enver Hoxha?

242. Po ata Oficerë e Gjeneralë të Shqipërisë londineze, që i kishte shkolluar Enver Hoxha dhe ishin të gatshëm në beteja e fronte jetën me dhënë dhe që luftuan bashkë me ju, a ua mbani mend emrat?

243. A i keni ftuar të gjithë së bashku, të paktën njëherë dhe me ua shtrëngue dorën e me u thanë faleminderit që na ndihmuat?

244. Kemi dëgjuar e marrë vesh se të gjithë ata oficerë që patën ardhë me luftu në Kosovë i keni ndjek dhe në vend të tyne keni marrë do tjerë që u kanë lëpi të prapmen, a është e vërtetë? Mandej këtyne laperëve u paskit lidhë edhe pension, a s’është kështu?

245. Kur Partia e juaj e famshme në Parlamentin tragjiko-komik të ‘Kosovo *1244’ shpalli Pavarësinë e Kosovës, a i ftuat familjen e Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës, Hakif Zejnullahut, Agim Ramadanit, Fehmi Lladrovcit, Xheve Krasniqi-Lladrovcit, Sali Çekut, Ramush Haradinajt, Muj Krasniqit-Kapuçi, Adrian Krasniqit, Tahir Sinanit, Andrit Carrës, Komandant Kumanovës, Jusuf e Bardhosh Gërvallës, Kadri Zekës, Rexhep Malës, Nuhi Berishës, Tahir Mehës, Zija Shemsiut, Afrim Zhitisë, Fahri Fazliut, Xhemajli Berishës, XHAVIT HAZIRIT, Ali Ajetit, Ahmet Axhiut, Behajdin Allaqit, Arif Seferit, gjeneralë e oficerë të Shqipërisë londineze, që ishin në fronte lufte me emblemë të UÇK-së, gjithë veteranët e LPK-së si dhe gjithë veteranët tjerë të çështjes kombëtare të trojeve etnike, apo u mjaftuat veç me vëllain e Adem Jasharit? Adem Jashari po të ishte gjallë nuk do të bënte sikur ju, apo jo?

246. Po ndonjë fletë mirënjohjeje a u keni shpërnda oficerëve prej Shqypnie që morrën pjesë në luftë, sikurse keni ba me të gjithë rugovistët që u kanë dhënë pare pas lufte dhe i keni ba edhe veprimtarë të luftës?

247. Nëse jo, Pse jo?

248. Po kur e festoni çdo vit festën e “pavarësisë” së Kosovës, a i keni ftu ndonjëherë ata të Shqypnisë?

249. Për kë e keni shpallë „Pavarësinë e Kosovës“?

250. Për horrat e dilinxhitë?

Vazhdon...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat