“PAN është përgjegjës që taksa është bërë mollë sherri”

Politika

“PAN është përgjegjës që taksa është bërë mollë sherri”

Nga: G.B Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 15:38
Koalicioni PAN

Kërkesat ëpr heqjen e taksës vazhdojnë nga SHBA e BE, derisa kryeministri ka thënë se ajo nuk do të hiqet deri në njohjen e Kosovës si shtet nga ana e Serbisë.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve aktuale Blerim Burjani, ka thënë për gazetën “Bota sot” se PAN dhe veçmas PDK janë përgjegjës pse taksa është mollë sherri.

“Heqja e taksës është obligim institucional, Kuvendi i Kosovës duhet të mbajë takim urgjent për të zgjidhur problemin edhe të taksës dhe këtij koalicioni,  ky koalicion PAN dhe veçmas PDK është përgjegjës përse taksa është bërë problem kryesor dhe mollë sherri”, është shprehur ai.

Sipas Burjanit, problemi është tek koalicioni dhe nuk do të duhej të krijohej problem me Amerikën.

Image
Blerim Burjani

“Problemi kryesor qëndron tek ky koalicion dhe kryeneqësia ndaj taksës që nuk do të duhej të ishte problem apo për të krijuar problem me mikun apo vëllain e madh, Amerikën që është garantuesi më i madh i pavarësisë dhe i zhvillimit të Kosovës. Këtu ka diçka, ky njeriu kryeministër është i papërgjegjshëm dhe i paparashikueshëm, nuk dihet kurrë se çka bën edhe pse vendos diçka”, ka vlerësuar ai.

Burjani thotë se kryeministri është i paparashikueshëm dhe nuk dihet pse bën veprime të tilla.

“Ky njeri është i paparashikueshëm në proceset vendimmarrëse, nuk dihet pse bën veprime të pamatura politike ose ky njeri mund të thirret sërish nga Gjykata Speciale. Diçka këtu nuk shkon, nuk është në rregull. Në emër të qytetarëve dhe vetëm 8% të votave bëhet kryeministër pa elektorat por këtu përgjegjësi më të madhe ka PDK që ka bërë lojëra të tilla me këtë njeri. Tani vet Hashim Thaçi e Kadri Veseli, nuk mund ta ndalin përveç se ta shkarkojnë”, ka përfunduar Blerim Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat