“Serbia krah hapur e pret idenë e Thaçit për korrigjimin e kufijve”

Politika

“Serbia krah hapur e pret idenë e Thaçit për korrigjimin e kufijve”

Nga: A.M. Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 16:03
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur se ky viti është momenti më i mirë për të arritur marrëveshje me Serbinë. Këtë deklaratë Thaçi e ka bërë gjatë një interviste për “Associated Press”.

Njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi ka deklaruar për “Bota sot” se arritja e një marrëveshje finale në mes të Kosovës dhe Serbisë, ashti siç dëshiron Thaçi është e pamundur, pasi që është shumë e rrezikshme.

“Presidenti Thaçi dëshiron që gjatë mandatit të tij të fundit të arrij një marrëveshje apo të bëjë një kompromis me Serbinë, por një gjë e tillë është e pamundur, sepse kompromiset apo idetë e presidentit janë të dëmshme dhe shumë të rrezikshme dhe ka humbur edhe përkrahjen e partisë së tij. Republika e Kosovës nuk është e gatshme për një marrëveshje final me Serbinë sepse dialogu deri me tani ka qenë i errët dhe kanë mbetur shumë çështje pa u diskutuar, duhet shumë marrëveshje për tu definuar dhe Serbia nuk është aspak serioze në këtë aspekt”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Image
Islam Krasniqi

Gjithashtu, Krasniqi është shprehur se Serbia po e pret krahëhapur idenë e Thaçit për korrigjim të kufirit dhe se Thaçi po i jep “zjarr” duke thënë se marrëveshja është afër. “Serbia me krah-hapur po e pretë idenë për korrigjim kufijsh që të shtrohet në tryezë, që ta bëjë realitet një kërkesë të kamotshme të tyre. Mos harromi të cekim së edhe presidenti Thaçi po i jep zjarr nëpër mendja duke thënë së marrëveshja është afër, duke na kujtuar edhe kompromiset e radhës të dhimbshme, dhe duke e harruar Pakon e Ahtisarit, e cila ishte një kompromis shumë dhimbshëm, mirëpo në nuk kemi pse kërkojmë të vazhdojmë ta lusim Serbin, atë duhet ta vret ndërgjegjja para së të ulët përball, me kokë ulur e jo si këta qyqarët tanë të cilët po harroni gjithçka kur po shkoni atje për asgjë!”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat