Eksperti i ekonomisë tregon dy arsyet pse Haradinaj nuk po heq dorë nga taksa

Politika

Eksperti i ekonomisë tregon dy arsyet pse Haradinaj nuk po heq dorë nga taksa

Nga: N.H Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 22:42
Ramush Haradinaj

Njohësi i çështjeve ekonomike, Mustafë Kadriaj, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se kursi që po e ndjek kryeministri Ramush Haradinaj rreth taksës të sjell në dy përfundime.

Sipas tij, e para që Haradinaj mund të ketë mbështetjen në heshtje të SHBA-së, dhe e dyta se kryeministri nuk e merr parasysh demin që mund t’i shkaktojë Kosovës me ketë kryeneçësi.

“Kursi që po e ndjek kryeministrin Haradinaj të sjell në dy përfundime. E para mund të ketë mbështetjen në heshtje të SHBA-së, që njëherit SHBA-të të kenë argumente para Rusisë dhe Serbisë që duhet bërë  një zgjidhje sa më shpejt me Kosovën, sepse nuk mund të vazhdohet të kemi si problem të hapur, sepse në botë ka shumë kriza që janë me emergjente se Kosova, që do të dëshiroja të ishte kjo”.

Image
Mustafë Kadriaj

“Apo varianti i dytë që kryeministri nuk e merr parasysh demin që mund t’i shkaktojë Kosovës, me të vetmin qëllim që të tregoj para ndërkombëtareve dhe politikës në vend se nuk njeh tërheqjen pamarre parasysh pasojat që ketë nuk ia ka borxh qytetari i Kosovës, sepse taksa tani me e ka dhënë efektin e vet”, ka thënë Kadriaj.

Tutje, njohësi i ekonomisë shprehet se është për të ardhur keq që klasa politike edhe veprimet ‘patriotike’ i bën për vota, e më së paku siç konsideron ai, për të mirën e qytetarit.

“Me ketë dua të theksoj që kryeministri është i vetëdijshëm që edhe mund të lëshojë karrigen e kryeministrit për ketë kryeneçësi, por duke llogaritur që në fushat të ketë si karrem për vota në elektorat. Është për të ardhur keq që politika në vend edhe veprimet "patriotike" i bën për vota e më së paku për të mirën e qytetarit dhe perspektivës së Kosovës”, ka përfunduar eksperti i ekonomisë, Mustafë Kadriaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat