Në cilat fusha ka përparuar e në cilat ka ngecur Kosova për 11 vite si shtet i pavarur?

Politika

Në cilat fusha ka përparuar e në cilat ka ngecur Kosova për 11 vite si shtet i pavarur?

Nga: G.B Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 14:38
Ilustrim

Me 17 shkurt të këtij viti, Kosova shënon përvjetorin e 11-të të shpalljes së Pavarësisë.

Por, sa ka përparuar e në cilat fusha ka ngecur vendi?

Profesori Riza Smaka, ish deputet i Kuvendit të Kosovës dhe njëherësh anëtar i Komisionit për Hartimin e Kushtetutës, ka thënë se përparimet janë të vogla, ku arsimi dhe shëntësia çalojnë dukshëm, e as gjykatat e prokuroritë nuk janë në nivelin e standardeve.

Image
Riza Smaka

“Përparimet janë të vogla në veprimtaritë shoqërore të cilat kanë mundur të ishin shumë më të zhvilluara, efikase dhe eficiente. Arsimi, shëndetësia, shkenca çalojnë dukshëm. Nuk e kemi sistemin e arsimit adapt me tregun e punës por me zhvillimin stihik, të paplanifikuar dhe për aq të dështuar. Gjykatat, prokuroritë dhe administrata publike janë nën nivele të standardeve të mirënjohura. Prodhimi gjithnjë nuk është në nivelin e mundur. Tregtia ndoshta është ca më e zhvilluar por në të dominojnë dukuritë negative të dumpingut, kartelizmit, monopolit në treg dhe të kompeticionit të pandershëm. Konsumatori nuk është i mbrojtur përkundrazi është i atakuar nga marifetllëqet apo spekulimet tregtare më së të ndryshme”, ka deklaruar Smaka në një intervistë për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat