17 shkurti e gjen Kosovën në rrezik të ndarjes

Politika

17 shkurti e gjen Kosovën në rrezik të ndarjes

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 16 shkurt 2019 Në ora: 21:29
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Nëse Kosovën do të sinonimizonim me një fëmijë, përshkrimi me pak fjalë do të ishte ky: Një fëmijë në klasën e pestë fillore që ende s`ka mësuar shkrim dhe lexim. Gjithsesi, është traditë që në vigjilje përvjetorësh, është zakon individual e kolektiv, për tu dukur sa më gazmor, më të kënaqur, më të lumtur etj. Përveç arsye madhore të të qenit shtet i pavarur, mirëqenia e qytetarëve nuk duket në horizont ndaj qytetarët janë lodhur me përralla të njëjta nga politikanë. Gjatë këtyre njëmbëdhjetë vitet mbretëronte një eufori, e cila besohej se do të manifestohej me mundesinë e qyetarëve të Kosovës për një jetë më të mirë. Pothuajse njëzet vjet  shpresë, njëmbëdhjetë vite të pavarur,  prapë duke dëgjuar të njëjtat premtime, të njëjtat  përralla, të cilat më as fëmijët nuk po i besojnë.

Është e kuptueshme se tranzicionet janë gjithnjë të vështira, për këtë edhe qytetarët e Kosovës ishin mjaft të vetëdijshëm, ndaj edhe kanë shfaqur mirëkuptim. Në veçanti gjatë këtyre viteve në Kosovën e pavarur e te njohur nga afër 113 shtete, politika ka dështuar të krijoj kushte për qytetarët, që  të bëjnë jetë të dinjitetshme. Në Kosovën në mes të Evropës, me mbi dyqind miliard pasuri nëntokësor, sipas statistikave, Kosova radhitet e nënta në mesin e 25 shteteve më të varfra në bota, ndërsa shteti më i varfër në Evropë. Sa i përket renditjes në Botë, Afganistani mbetet larg më i pasur e me më shumë të punësuar se ne. Listës i prin Zimbabve si shteti më i varfër dhe me papunësinë më të madhe në botë. Kosova që renditet e nënta, ka indeksin e varfërisë 50.6 ndërsa papunësinë 45.3%. këto shifra, si dhe mungesa e një perspektive për qytetarët e Kosovës , i ka detyruar qytetarët për t`ia mësyer rrugëve të botës.

Pa ditur se ku do të shkojnë vetëm për të ikur nga ky vend, për të cilin secili nga ne ka dhënë diçka, sado e vogël të ketë qenë. Me një shëndetësi të sëmur, pastaj gjykatë të korruptuara ku ligji vlen vetëm për të varfrit, si dhe me një  sistem arsimor të prapambetur, perspektiva duket e zymtë. Ndaj edhe largimet masive të qytetarëve, në veçanti viteve të fundit, janë të kuptueshme. Qytetarët e Kosovës kanë mbetur  jetim, të uritur, të sëmur dhe pa shpresë për të tashmë dhe të ardhmen. Kjo nuk është Kosova që kemi ëndërruar, nuk është Kosova për të cilën dhanë jetën e tyre qindra dëshmor. Mbi gjakun e tyre po shkelin ata të cilën thirren se janë shokët e tyre, kjo e bën edhe më tragjike fatin tonë.

Çdo vjet në prag të pavarësisë së Kosovës, me 17 shkurt, urojmë që vitin tjetër Kosova të çlirohet nga ky sistem kriminal që e ka kapluar, ky sistem që po rrënon ëndrrat e të rinjve për një jetë më të mirë. Fatkeqësisht dëshirat po mbesin vetëm dëshira, dhe ëndrrat s`po realizohen dot. Mbaroi koha e përrallave, duke përveshur punës krerët instucional, nëse nuk duan brezat e ardhshëm t’i mallkojnë një ditë. Është koha  e fundit që t’i japim kuptim pavarësisë, ndryshe vendi do zbrazet , pastaj çfarë kuptimi do të ketë pavarësia.

Si asnjëherë më parë shteti ynë po kërcënohet të ndahet dhe copëtohet, edhe nga disa politikanë në Prishtinë dhe Tiranë, që për interesa krejtësisht meskine po mundohen të copëtojnë këtë pak Kosovë që ka mbetur. Pavarësia rrezikon shumë të kthehet në pikën zero, duke zhbërë të gjithë atë që  është arritur deri tani. Disa argatë të Serbisë dhe Rusisë, që fatkeqësisht të veshur me petkun e heronjve, Kosovën e kanë kthyer në vend plaçkë, në skëterrë. Thonë se shpresa vdes e fundit,e me këtë pak shpresë, urojmë që Kosova mos të pësoj atë që mendon Hashimi. E kemi borxh dhe obligim të mbrojmë vendin tone me kufijtë e 17 shkurti, ndryshe s`ka kuptim as festa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat