Njohësi i çështjeve juridike e komenton sondazhin fundit, thotë se nuk është askund

Politika

Njohësi i çështjeve juridike e komenton sondazhin fundit, thotë se nuk është askund

Nga: N.H Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 23:16
Kuvendi i Kosovës

Një hulumtim i opinionit, i realizuar nga Instituti i Prishtinës për Studime të Opinionit Publik (PIPOS), ka nxjerr në vendin e parë Partinë Demokratike të Kosovës, në vendin e dytë Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe në vendin e tretë Lëvizjen Vetëvendosje.

PIPOS, që është Institut i themeluar nga Fisnik Halimi, ka realizuar këtë hulumtim në datat 1 dhe 2 shkurt 2019, ndërsa në të kanë marrë pjesë gjithsej 1000 respondentë të shpërndarë sipas çelësit proporcional gjeografik dhe demografik.

E, këtë sondazh, e ka komentuar edhe njohësi i çështjeve juridike-kushtetuese, Blerim Burjani. Ai duke folur për gazetën “Bota sot”, ka thënë se është skeptik me punën e këtij ekipi.

“Ky sondazh është i një njeriu që nuk dihet çfarë profesioni ka, as çka bënë gjatë jetës së përditshme, për çudi që disa mjete të informimit merren me sondazhe të një njeriu. Kjo temë kërkon ekspertizë profesionale dhe ekip së paku hulumtuese që njohin mirë proceset e intervistimit dhe të anketave”, tha Burjani.

Tutje, Burjani shton se universitetet dhe kolegjet private do të duhej të ishin ato që merren me sondazhe, por edhe me analiza, që të jenë sa më kredibile.

Image
Blerim Burjani

“Kosova ka pesë universitete publike e mbi 22 kolegje private që do të duhej të merren me sondazhe, por edhe me analiza që të jenë kredibile, por jo me individ që themelojnë OJQ me pesë njerëz e pastaj merren me tema të mëdha që kryet të dhembë dhe që nuk merren me hulumtime shkencore e as metodologjike, pra televizionet dhe mediet duhet të jenë shumë të kujdesshme me këto gjera dhe publikime që bëjnë në televizione”, ka thënë Burjani.

Në fund, njohësi i çështjeve juridike-kushtetuese thekson se ky sondazh nuk është askund.

“Ky sondazh nuk është askund me hulumtimin metodologjike që thjeshtë veç ka dhënë shifrat e përafërta dhe ka vendos VV lartë duke e ditë që ky subjekt po boshatiset midis Prishtine, pastaj LDK që për momentin qëndron pa dyshim me përparësi mbi 4 për qind ndaj PDK-së, dhe AAK që shkon ka tkurrja si dhe Nisma Socialdemokrate që për momentin është vështirë se mund të kaloj pragun zgjedhor, apo PSD-ja që ka vështirësi serioze në organizim dhe masivizim së paku në Prishtinë”, ka përfunduar Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat