Konjufca zbulon lidhjet Thaçi-Ahmeti

Politika

Konjufca zbulon lidhjet Thaçi-Ahmeti

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 19 shkurt 2019 Në ora: 10:54
Glauk Konjufca

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca në një intervistë për gazetën “Bota sot” ka thënë se Shpend Ahmeti me detyrën e re si kryenegociator i dialogut, i është bashkangjitur aventurës personale të presidentin Thaçi.

“Që në krijim të këtij ekipi negociator ne kemi potencuar që këta po i bashkëngjiten aventurës personale të Hashim Thaçit”, ka thënë Konjufca.

Ai ka thënë se ekipi negociator po e amniston tendencën e presidentit Thaçi për pazare të reja me Serbinë, ndonëse ka paralajmëruar se do t’i eliminojë përpjekjet e tij. Konjufca nuk pret asgjë pozitive nga ky ekip negociator.

“Ideja që theksonte ky ekip negociator se kinse po e limitonin përpjekjen e presidentit, në realitet paraqet aktin që “amniston” tendencën e tij për pazare të reja me Serbinë. Nuk mund të presim asgjë as të mirë as origjinale nga dikush që ka përfunduar dhe është bërë pjesë e përpjekjeve të Hashim Thaçit”, është shprehur Konjufca për “Bota sot”.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni nesër në portalin dhe gazetën "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat