Zbulohen sekretet e 3 mijë agjentëve rusë në Serbi, që po veprojnë kundër Kosovës

Politika

Zbulohen sekretet e 3 mijë agjentëve rusë në Serbi, që po veprojnë kundër Kosovës

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 19 shkurt 2019 Në ora: 11:54
Vladimir Putin

Ish-drejtori i Akademisë së Policisë së Kosovës, eksperti i policisë Hajrullah Tërnava, pohon se, situata në të cilën gjendet Kosova, tani mund të thuhet se është një situatë tepër e ngarkuar, me një çështje të brishtë të sigurisë sidomos në Kosovën veriore.

“Rrethanat e bisedimeve me Serbinë, që si rezultati i fundit, duhen ta njohin pavarësinë reciproke të njëra tjetrës, e bënë të veten në aspektin e presionit, e sidomos ky presion shtohet edhe nga shtetet tjera që kërkojnë që ti jepet fund këtyre bisedimeve të njohjes reciproke Serbi-Kosovë e sidomos disa shtete që e përkrahin ndërrimin e territoreve apo menaxhimin e kufijve”, thotë Tërnava për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, Serbia si shtet i gjenocidit që i ka krye veprat me makabre në Kosovë e jo vetëm këtu por edhe në Republikat tjera që dikur ishin në një shtet të thirrur Jugosllavi, e që askujt nga ato shtete që kanë luftua me Serbinë, kjo e fundit nuk u ka kërkua falje për krimet që ju kanë shkaktua viteve të 90-ta.

Sipas tij, përvoja në të kaluarën na ka mësua sa është e vështirë të bisedohet me Serbinë dhe të ketë një lloj korrektësie nga ana e tyre.

Image
Hjrullah Tërnava

“Kësaj rrethane i kontribuon e keqja më e madhe se në rejonin e Nishit janë të koncentruara rreth 3000 monitorues agjendë rusë agresiv. Dhe pranë veprimeve të tyre agresive që i bëjnë, ata thirren në ato veprime si veprime humanitare në Serbi, e që në realitet të gjithë ata në veprimtaritë e tyre janë anëtarë të vërtetë të shërbimeve të sigurimit ruse, dhe angazhimet e tyre janë të përditshme dhe shumë aktive. Edhe në të kaluarën Serbia gjithnjë ka qenë aleat i përjetshëm i Rusisë, prandaj edhe kur janë tërhequr otomanet turk prej 1878 territoret që ua kanë bërë shqiptaret, këto dy fuqi si aleate, kanë bërë krime të rënda dhe e kanë spastrua popullatën tonë nga Beogradi e deri te kufijtë e sotit të Kosovës. Mos të harrojmë se ne si popull pjesë e ish- Jugosllavisë që ishim, ku mbikëqyrjen më të madhe në atë shtet e kishte Serbia, sidomos në institucionet ushtarake, policore por edhe të sigurimit shtetërore (DB)”, potencon ai.

Eksperti i sigurisë, pohon se, Serbia qysh në ato kohëra shumë rendësi i ka kushtua investimeve në çështjet e sigurimit, dhe ka ndërtua një rrjetë të tërë të angazhimeve si bashkëpunëtor të popullatës shqiptare ku edhe sot po shihet angazhimi i tyre në shumë aspekte e sidomos tani kur po aktualizohet bisedat rreth kufirit dhe njohjes reciproke.

Ai thotë se, bashkëpunëtorët e Serbisë po e bëjnë punën e tyre të palodhshme për Serbinë.

“Brenga më e madhe tani po na vjen se si Kryeministri i Shqipërisë po del argat i fortë me këtë Kryetarin tonë, qe ky i yni dikur shumë u lavdëronte se e ka çlirua Kosovën, besa edhe do tjerë që janë pasurua me TV të tyre e pasuri të tjera. Luftërat e viteve të 90-99 e sidomos shkëputjen e Kosovës nga kushtetuta e Serbisë, assesi nuk po dojnë me e kuptua edhe që Pavarësinë e Kosovës e kanë njohur deri më tani rreth 116 shtete, të shpallur me 17.02.2008 me konfirmimin e GJND të cilën ankesë e ka ushtrua vetë Serbia. Serbia ka investua për më e çrregullua situatën e sigurisë të pasluftës në forma të ndryshme, e sidomos me kontributin dhe angazhimet rreth luftërave në Siri, e shtete tjera me islamistët e ISIS-it duke u mundua që ti bind shtetet që e kanë njohur Kosovën dhe të tjera që donë me na njohur, se shqiptarët janë mysliman dhe janë faktor i destabilizimit të Evropës. Në këtë aspekt shërbimet vendore u treguan kooperative dhe ndërmorën masat efektive që ta ndërprenë që të rinjtë e tonë ti bashkëngjiten asaj lufte, pati edhe të burgosur dhe të dënuar nga institucionet tona”, potencon ai.

Tërnava shton se, shtetet mike që e kanë tregua vetën në vepër, gjithnjë do të jenë pranë neve dhe ndihmat e tyre do të jenë shumë të nevojshme për ne, sidomos në aspektin e sigurisë, ato shtete mike kanë tradita të forta dhe çdo angazhim ata do ta japin që ta forcojnë shtetësinë e Kosovës si aleat të tyre, prandaj edhe në aspektin e sigurisë na shërbejnë dhe kontribuojnë që të jemi në rrjedha që ti parandalojmë veprimet agresive ruse apo serbe.

“Tani Kosova i ka të gjitha shërbimet institucionale të sajë ushtrinë, policinë, AKI, gjyqësinë, prokurorinë e shumë të tjera që janë element i shtetësisë. Me shpalljen e Pavarësisë, sipas hartës ekzistuese të gjitha shteteve që janë promovua nga harta e Jugosllavisë, që tani gjithsej janë shtatë, të gjitha deri më tani janë në po ata kufij të vitet 1974 të kushtetutës të ati viti, me përjashtime të disa demarkacioneve mes shtetërore që janë bërë mes veti. Kosova sipas Kushtetutës së sajë e shtrinë sovranitetin deri në kufijtë ekzistues të hartës së sajë. Është e vërtetë se sipas disa marrëveshjeve gojore me miqtë që na kanë ndihmua me u çlirua, e që atë pjesë në veri të Mitrovicës e kanë menaxhua Franca pas luftës, dhe me prijësit tonë ushtarak të asaj kohe në Mitrovicë, është arritur marrëveshja që mos të bëhet presion ndaj serbëve dhe të iu lejohet serbëve të strehohen që të mos shpërngulën. Sigurinë e sovranitetit të Kosovës e garanton KFOR dhe NATO”, thotë Tërnava.

Sipas tij, Serbia dhe Rusia janë aleatë të vjetër, por mos të harrojmë se kur u miratua Rezoluta 1244 nga OKB që të sulmohet Serbia nga NATO dhe aleatët, Rusia nuk e ushtroj veton-kundërshtimin e sajë, dhe aleanca e sulmoj Serbinë dhe me atë veprim të miqve tonë ne sot jemi të lirë në këto troje tona.

“Rusia tani me ato formacione në Nish, dëshiron që ta binde Serbinë si aleate të sajë që në preventivë i qëndron pranë sajë që mos të ndihet e vetmuar. Rusia tani i ka shumë fronte lufte të hapura si me Ukrainën, Gjeorgjinë, Sirinë, e shumë tjera shtete që janë në konflikte luftarake. Nëse sikur në këtë rast Serbia e paska mike Rusinë, po ne e kemi krejt botën si SHBA, BE me aleatët më të fort sikur që është NATO, tani në Ballkan vetëm Serbia ka mbetur e vetmuar sepse të gjitha tjerat që aderuan në NATO. Tani sa i përket veriut, bisedimet janë në zhvillim e sipër dhe ato do ta japin rezultatin e vetë por gjithnjë edhe me kontributin e miqve të fortë që po na qëndrojnë pranë, sikur që Gjermania, Anglia, Franca që po thonë nuk ka ndryshim të kufijve, po mbi të gjithë këta miq SHBA më të madhe janë duke u interesua që Kosova ta ka njohjen nga Serbia dhe të bëhet anëtarë e OKB”, pohon ai.

Ai thekson se, kjo është rruga e rregullt që ishte dashur të zhvillohet, por mbi të gjitha politikanët që e përfaqësojnë popullin të jenë koherent me kërkesat e popullit dhe mos të dalin jashtë kornizave kushtetuese të Kosovës.

“Nëse shfrytëzohet kjo rrugë dhe arrihet marrëveshja paqësore tani Kosovës do ti hapen rrugët e shpejta drejt BE-së. Në të kundërtën tani ne e kemi ushtrinë tonë e cila ditë e përditë do të avancohet dhe do të armatoset në mënyrën ma moderne nga miqtë që veç tani kanë ndërmarr dhe më shumë të arritura teknika luftarake e kanë furnizua ushtrinë tonë, së shpejti do të gjendet mënyra që edhe Kosova të jetë anëtare e NATO-së, e atëherë edhe nëse nuk arrihet marrëveshja me Serbinë për njohje reciproke, ka mënyra që Kosova me i menaxhue kufijtë e sajë, sikur që po në ata kufij e ka shpallë Pavarësinë e sajë. Ka edhe metoda me të vrazhda si rasti i Kroatëve me “Olluja” që e rregullon këtë çështje, por gjithnjë në marrëveshje me miqtë tonë. Edhe taksa 100% e dedikuar Serbisë e ka dhënë efektin e vete, dhe politikanët duhet ta ndjekin qëndrimin e Kryeministrit, që mos ti falet një centimetër tokë Serbisë, sepse ajo ishte agresori dhe Kosovës i sjelli shumë të këqija: me vrasje të tëra të njerëzve të pa armatosur, shpërngulja e popullatës milionëshe nga trojet e tyre, dëmet materiale nga kallajtë e shtëpive dhe pasurive tjera, edhe mbi 16000 mijë njerëz që nuk janë të gjetur dhe nuk ju dihet as varri sot, mbi 20,000 gra të dhunuara, e shumë të këqija tjera që na i ka bërë ky armik shekullor”, përfundon Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat