“Thaçi, fajtori kryesor për zbehjen e marrëdhënieve me SHBA-në”

Politika

“Thaçi, fajtori kryesor për zbehjen e marrëdhënieve me SHBA-në”

Nga: G.B. Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 08:11
Hashim Thaçi

Ish-shefi i Misionit vëzhgues të OSBE-së, William Walker, ka thënë se marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe SHBA-ve janë zbehur.

“Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë të forta. 20 vjet më parë secili në Amerikë dinte diçka për Kosovën dhe secili këtu e donte Amerikën. Për të dyja anët kjo është zbehur”, është shprehur miku i madh i shqiptarëve, diplomati amerikan, William Walker.

Sipas tij, duhet të punohet që të rindezet interesi i Amerikës për Kosovën.

Lidhur me raportet Kosovë-SHBA dhe mundësinë e përmirësimit, deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, ka thënë për gazetën “Bota sot” se marrëdhëniet me SHBA-të dhe nuk mund të prishen por të lëndohen.

Image
Drita Millaku

“Marrëdhëniet me SHBA-në janë të shenjta për Republikën e Kosovës ato janë marrëdhënie të çimentuara me luftën dhe çlirimin tonë nga forcat e NATO-s, prandaj këto marrëdhënie janë të popujve tanë, këto nuk mund të prishen por mund të lëndohen dhe atë nga korrupsioni dhe krimi i organizuar”, është shprehur ajo.

Sipas Millakut, fajtori kryesor për zbehjen e marrëdhënieve me SHBA-në është presidenti Thaçi.

“Fajtori kryesor për zbehjen apo edhe lëndimin e marrëdhënieve tona me SHBA-në është presidenti Thaçi i cili me aventurat e tij e rëndon komunikimin në mes vendeve tona. Ideja e Thaçit për shkëmbim territoresh, mandej për korrigjim e idetë e ngjashme e kanë vënë në siklet edhe politikën amerikane, prandaj ne duhet të marrim masat e duhura për të larguar Hashim Thaçin nga vendimmarrja sepse ai tashmë nuk e mbron interesin e Kosovës”, ka deklaruar deputetja Millaku për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat