Maloku paralajmëron: Është duke na pritur një konflikt i ri në Ballkan

Politika

Maloku paralajmëron: Është duke na pritur një konflikt i ri në Ballkan

Nga: Z.B Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 08:28
Foto ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Kosova po përballet nga një agjendë agresive nga rusët, pasi 3 mijë monitorues rusë janë në Serbi.

“Atë që e quajmë agjendë talebane apo islamike, ishte shumë agresive ndaj nesh. Por gjithashtu rusët janë shumë agresivë. Ata e bazojnë pjesën më të madhe të aktiviteteve të tyre nga Serbia, ata kanë 3 mijë monitoruesve të tyre që i quajnë humanitarë në Serbi, shumica prej tyre janë në të vërtetë anëtarë të shërbimeve të sigurisë, shërbimeve të sigurisë ruse. Por, ne kemi detyrat tona të shtëpisë dhe nuk jemi vetëm. Ne punojmë në partneritet të ngushtë me ShBA-të dhe aleatët e tjerë, kryesisht aleatë të NATO-s”, ka thënë Haradinaj një intervistë të dhënë për CNBC.

E lidhur me këtë, sociologu dhe njëherësh profesori universitar, Fadil Maloku ka thënë se, Kosova nuk i ka as kapacitetet e as kuadrot e përgatitur për një sfidë të tillë kundërshtuese. Sfida e kundërshtimit ndaj një agresioni të tillë të sofistikuar, u mbetet miqve dhe aleateve tanë, të cilët shihet nëse e kanë interesin e tyre gjeostrategjik e politik për të iu kundërvënë kësaj agjende ruso-serbe.

Image
Fadil Maloku

“Ajo çka na duhet neve në këto momente, është uniteti politik i gjitha subjekteve tona, në mënyrë që të dëshmojmë racionalistët dhe pragmatizëm institucional. E jo të fragmentuar, të futemi në këto sfida serioze, në të cilat mund edhe të vuloset fati jo vetëm i Kosovës, por, edhe i gjithë fati i kombit shqiptar. Duhet të kemi parasysh, që rendi i ri botëror, është luhatur aq shumë sa po tunden edhe vlerat dhe sistemi i ikonografisē së BE-së! Ajo tani me tundimin e rendit të ri botëror, që avokonte vlerat multietnike, multifetare, e multikulturore, si vlera universale, është duke u zëvendësuar me vlerat nacionale, etnike, fetare e kulturore”, tha sociologu Maloku.

Gjithashtu Maloku shtoi se, si shqiptar, në këtë pjesë të botës, duhet të kemi përgjigje në këto alternativa globale e kontinentale të kohës.

“Ndryshe, do mbesim sërish në bisht të ngjarjeve dhe proceseve në horizont. Pra, ne duhet të kemi plane të detajizuara, për situata hipotetike dhe reale kërcënuese në rajonin tonë, jo të presim me “duar në xhepa” opsione e zgjidhje nga miqtë e aleatët tanë (të cilët kanë telashet e veta gjeostrategjike, në rajon) natyror dhe të interesit. Koha jonë është sfidë reale sociale, politike, ekonomike, etj. për të gjitha kombet e shtetet serioze...Ndryshe, është duke na pritur një konflikt i ri në Ballkan!”, përfundoi Maloku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat