Krasniqi: Koalicioni VV-LDK do ta dërgonte Klanin Pronto për shumë vite në opozitë

Politika

Krasniqi: Koalicioni VV-LDK do ta dërgonte Klanin Pronto për shumë vite në opozitë

Nga: N.H Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 14:59
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Problemet e vazhdueshme në koalicionin aktual, kanë shtuar zërat për krijimin e një qeverie teknike për t’i përmbyllur negociatat me Serbinë, shkruan “Bota sot”. Derisa, në media nuk kanë munguar edhe diskutimet për emrin e udhëheqësit të qeverisë kalimtare.

Lidhur me ketë çështje për gazetën “Bota sot”, ka folur njohësi i zhvillimeve politike në vend.

Analisti politik, Faik Krasniqi, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka komentuar zërat rreth një koalicioni gjithëpërfshirës në vend.

Ai është shprehur se parti e Kurtit nuk bëhet pjesë e një qeverie me PDK-në, ndërsa konsideron se partia e Mustafës në asnjë mënyrë nuk duhet t'i bashkohet koalicionit aktual.

Image
Faik Krasniqi

“Për Lëvizjen Vetëvendosje pa asnjë dyshim them se nuk bëhet pjesë e një qeverie gjithëpërfshirëse, aty ku është edhe PDK-ja. Por, LDK-ja në asnjë mënyrë nuk bën t'i bashkohet koalicionit PAN për të zëvendësuar AAK-në, në rast se PDK vendos që ta largojnë nga Qeveria”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi tutje nënvizon se duhet bërë çmos që të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Krejt në fund, njohësi i çështjeve politike thekson se një koalicion mes VV-së  dhe LDK-së do ta dërgonte Klanin Pronto për shumë vite në opozitë.

“Duhet bërë çmos që të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme, dhe pas zgjedhjeve koalicioni VV-LDK do ta dërgonte Klanin Pronto për shumë vite në opozitë. Shumë prej tyre edhe në burg, dhe një pjesë në pension të përjetshëm”, ka thënë analisti politik, Faik Krasniqi, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat