Ky është lideri që i duhet Kosovës në këtë kohë kritike!

Politika

Ky është lideri që i duhet Kosovës në këtë kohë kritike!

Nga: D. B. Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 16:11
Flamuri i Kosovës

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ia ka thënë në sy Thaçit qëndrimin e tij kundër korrigjimi të kufijve të Republikës së Kosovës.

Lideri i VV-së ka thënë që edhe po të ngriheshin dëshmorët e Kosovës nga varret nuk do të kishin të drejtë të falnin tokën e Kosovës.

“As dëshmorët ndër varre po u ngritën nuk kanë drejtë të falin tokën Kosovës dhe jo më njerëzit e gjallë”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se viti 2018, ka qenë një vit i mos korrigjimit të kufijve, duke përmendur demarkacionin me Malin e Zi si çështje të papërfunduar, dhe mos realizimin e idesë së Thaçit për korrigjim të kufijve.

Albin Kurti ndërkohë ka propozuar hartimin e një dokumenti zyrtar të Republikës së Kosovës ku i gjithë faktori politik në vend i unifikuar do të parashtronte kërkesat e shteti kundrejt Serbisë.

Sipas kreut të VV-së, Kosova duhet të jetë më e përkushtuar ndaj serbëve të Kosovës, pasi sipas tij ata janë në hall nga Beogradi.

Në lidhje me këtë çështje politologu Faik Krasniqi ka thënë për “ Bota sot” se Albin Kurti gjithmonë e ka treguar anën e tij te guximshme, madje edhe në kohën e para luftës, por edhe në kohën kur ishte i burgosur në Serbi.

Image
Faik Krasniqi

“Besoj që shumicës së shqiptarëve u kujtohen deklarata e tij nga burgu në Serbi ku ishte i burgosur, dhe i dhënë kundër regjimit të Sllobodan Millosheviqit. Kurti  i është kundërvënë gjithmonë liderëve tanë që janë bërë aleatë edhe me djallin, vetëm e vetëm që ta mbrojnë pushtetin e tyre dhe krimet qe i kanë bërë. Albin Kurti gjithmonë ka qenë i saktë në deklaratat dhe parashikimet e tij, sepse Kosovës i duhet një lider i tillë që punon për interesa të shtetit dhe qytetarëve të tij. Është koha që ai ta marre timonin e Qeverisë në një kohë delikate që po kalon vendi ynë. Në një kohë kur një tradhtar si Hashim Thaçi për interesa të tij personale, ka vënë në ankand territorin e shtetit të Kosovës”, ka thënë politologu Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat