“Hashim Thaçi luan lojën politike Serbe e kurrsesi të shtetit të Kosovës”

Politika

“Hashim Thaçi luan lojën politike Serbe e kurrsesi të shtetit të Kosovës”

Nga: D. B. Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 19:18
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi edhe kësaj radhe ka befasuar me  deklaratën e tij skandaloze, duke thënë se dialogu Kosovë-Serbi është i pashmangshëm, pasi që tani ka ardhur koha për ti lënë prapa armiqësinë, që kanë prodhuar tragjedi në Kosovë.

Ai ka thënë se këtë vit nëse Kosova nuk bën marrëveshje me Serbinë atëherë vendi mund të hyjë në zonë të rrezikshme.

Sipas Thaçit, në Bruksel bisedimet nuk do të jenë të lehta dhe se platforma për dialogun do të diskutohet dhe do të kalojë në Parlament.

Duke dukur për këtë çështje njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi ka thënë se dialogu në mes Serbisë dhe Kosovës është i pashmangshëm, por së pari Serbia duhet të pranon Republikën e Kosovës.

Ai ka thënë për “Bota sot” se dialogu i Thaçit me Serbinë është vetëm për të pirë kafe me Vuçiqin dhe asgjë më shumë.

“Deklarata e Hashim Thaçit është skandaloze edhe për popullin e Kosovës, pas për çudi apo po kërkon që shqiptarët t'i lënë prapa të gjitha dhe t'i harrojnë të bëmat armiqësore serbe në territorin e Kosovës.

Sipas Thaçit, populli duhet t'i harrojë krimet e bëra serbe, dhe ata ende të na kërcënohen.

Image
Sylejman Mehazi

“Në këtë rast duhet parashtruar disa pyetje Hashim Thaçin, se si vallë po u dashka ti lëmë prapa armiqësitë vrastare, kur vet serbët janë ata, që edhe sot e kësaj dite duan të na hanë me dhëmbë për së gjalli. Sot e kësaj ditë serbët janë të etur për gjak shqiptari. Atëherë kur i di të gjitha këto Hashim Thaçi, përse insiston vallë me këmbëngulje të hiqet taksa serbe kur këto janë kundër dhe në dëm të Serbisë, e në dobi të Kosovës? Përse Thaçi po e përmend SHBA-në për taksat serbe, kur këto taksa aspak nuk dëmtojnë Administratën Amerikane? Persë Thaçi nuk kushtëzon Qeverinë serbe për dialog me falje ndaj krimeve serbe, por kushtëzon qeverinë e shtetit të vet me heqjen e taksave serbe dhe me lënien prapa të armiqësisë me Serbinë? Të gjitha këto pyetje na detyrojnë që të mendojmë e besojmë se mos Hashim Thaçi luan lojën politike Serbe e kurrsesi të shtetit të vet të Kosovës? Pse Thaçi s'na tregon se çfarë të mire do t'i jap dialogu i tij i pashmangshëm Kosovës, dhe mos do i jap ndarjen e Kosovës? Shkurt e qartë dialogu Vuçiq-Thaçi për popullatën e Kosovës është i neveritshëm, torturues dhe psikiatrik”, është shprehur njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat