Abazi: Fajtorët kryesorë për këtë gjendje janë PDK, Thaçi, Veseli dhe Vlora Çitaku

Politika

Abazi: Fajtorët kryesorë për këtë gjendje janë PDK, Thaçi, Veseli dhe Vlora Çitaku

Nga: G.B Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 22:51
Haki Abazi

Ish-shefi i Misionit vëzhgues të OSBE-së, William Walker, ka thënë se marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe SHBA-ve janë zbehur.

“Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë të forta. 20 vjet më parë secili në Amerikë dinte diçka për Kosovën dhe secili këtu e donte Amerikën. Për të dyja anët kjo është zbehur”, është shprehur miku i madh i shqiptarëve, diplomati amerikan, Ëilliam Ëalker.

Sipas tij, duhet të punohet që të rindezet interesi i Amerikës për Kosovën.

Lidhue me këtë, njohësi i çështjeve politike Haki Abazi nuk mendon se Kosova ka zbehur marrëdhëniet me SHBA-të por që ka ndodhur një tërmet Administratës Amerikane dhe mesazhit të paqartë që po dërgohet nga Kosova.

“SHBA dhe Kosova nuk i kanë zbehur marrëdhëniet por ka ndodhur një tërmet politik ndërmjet Administratës Amerikane dhe mesazhit të paqartë dhe shumë djallëzor që është duke u dërguar nga Kosova. Do të shohim më vonë se sa dëme ka shkaktuar ky tërmet dhe çka mund të riparohet e çka do të mbetet”, është shprehur ai.

Sipas Abazit, fajtorët për këtë gjendje janë në PDK, e kryesisht Thaçi, Veseli e Çitaku.

“Gjithsesi fajtorët kryesorë për këtë gjendje janë PDK e kryesisht Thaçi, Veseli dhe Vlora Çitaku. Thaçi dhe Veseli janë duke kërkuar nga SHBA të bëhet presion mbi Haradinajn që të hiqet taksa, natyrisht që administrata vepron në bazë të asaj që mund të duket qasje pragmatike përderisa në kongres dhe institucione tjera që e njohin Thaçin mirë nuk ka përkrahje për mocionin e ndarjes dhe hapjes së çështjes së kufijve. Është një diskrepancë e madhe dhe lojë fjalësh, nuk ka vullnet për marrëveshje përfundimtare nga asnjëra palë”, ka vlerësuar Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat