Kosova në udhëkryq para ndërkombëtarëve, s`ka strategji për dialog

Politika

Kosova në udhëkryq para ndërkombëtarëve, s`ka strategji për dialog

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 21 shkurt 2019 Në ora: 07:54
Hashim Thaçi, Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj

“Serbia vazhdon ta sulmojë në këto pika Kosovën dhe nuk ka dhënë asnjë shenjë defensive, andaj edhe nuk është e drejtë që Kosovës ti vihen kushte që ta heq taksën ndërsa Serbisë të mos i vihen kushte. Mendoj se përveç taksës duhet edhe reciprocitet në të gjitha fushat”, ka thënë deputetja Drita Millaku.

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel, ditë më parë ka thënë se Kosova duhet të marrë diçka në këmbim të detyrave që i kërkohet t`i kryejë.

Engel mes tjerash ka kujtuar edhe ratifikimin e demarkacionit të kufirit të Kosovës me Malin e Zi, pas së cilës gjë Bashkimi Evropian i ka premtuar liberalizimin e vizave me vendet e BE-së. Ai madje ka thënë se  liberalizimi i vizave nuk ka ndodhur ende dhe është frustruese.

Engel ka thënë se, edhe Qeveria e Serbisë duhet të ndryshojë qëndrim dhe të mos vazhdojë mbajtjen e Kosovës jashtë organizatave ndërkombëtare, si UNESCO dhe INTERPOL, si dhe të mos përpiqet t'i bindë shtetet për të tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Po ashtu, kongresmeni shpreson se udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë do të dalin me një plan për ecjen përpara dhe për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Kurse, nga ana tjetër Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përsëritur në disa raste se taksa do të mbetet në fuqi derisa Serbia ta njohë Kosovën.

Millaku: Kosova duhet të qëndroj e palëkundur për taksën

Image
Drita Millaku

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së Drita Millaku, ka thënë se Kosova duhet të insistojë që problemi i Kosovës të shihej në kontest historik dhe t`i bëhet me dije Bashkësisë Ndërkombëtare se shqiptarët janë tkurrur shumë me territore ndër vite e shekuj dhe tkurrja e mëtutjeshme është më së e papranueshme për qytetarët e Kosovës.

“Kosova duhet të qëndroj e palëkundur për taksën, se fundja kjo taksë është vendosur për sjelljet e Serbisë ndaj nesh në kontest të marrëdhënieve në raport me Pavarësinë tonë dhe inkuadrimin e Kosovës në organizmat ndërkombëtare si UNESKO INTERPOL etj. Serbia vazhdon ta sulmojë në këto pika Kosovën dhe nuk ka dhënë asnjë shenjë defensive, andaj edhe nuk është e drejtë që Kosovës ti vihen kushte që ta heq taksën ndërsa Serbisë të mos i vihen kushte. Mendoj se përveç taksës duhet edhe reciprocitet në të gjitha fushat”, ka thënë deputetja Millaku.

Ahmeti: Mungesa e një strategjie për dialog  e ka sjellë Kosovën nw udhëkryq

Image
Hidajet Ahmeti

Kurse analisti politik, Hidajet Ahmeti, ka pohuar se veprimet e njëpasnjëshme në dëm të substancës së Republikës së Kosovës kanë zbehur imazhin në Kosovës në rendin ndërkombëtar.

Sipas tij, nënshtrimi i  klasës  politike udhëheqëse të Kosovës karshi shtetit serb ka prodhuar një gjendje servilizmi, e cila është përcjellë me  regres të brendshëm politik, ekonomik e social, kurse Serbia është afruar ka BE-ja.

“Logjika e deri tanishme nuk ka prodhuar rezultat, pasi klasa politike udhëheqëse ka drejtuar një dialog të mbrapsht, dhe i cili nuk ka prodhuar raporte të mira ndërshtetërore, por njëkohësisht ka krijuar një hendek të madh karshi integrimit të serbeve në shoqërinë kosovare. Gjykoj se mungesa e një strategjie për dialog  e ka sjellë Kosovën në një udhëkryq karshi mekanizmave ndërkombëtar, posaçërisht karshi liberalizmit dhe integrimit në mekanizmat e rëndësishëm ndërkombëtar”, ka thënë Ahmeti.

Ai konsideron se , strategjia për fushë specifike duhet të hartohet nga ekspertet e fushës e jo nga njerëzit politikë, të cilët jashtë interesave të ngushta politike nuk shohin.

“Kosovës si shtet, i ka munguar, por edhe akoma i mungon një vizion afatgjatë  në të gjitha fushat dhe si pasoj e kësaj kemi një regres të vazhdueshëm në të gjitha aspektet, si në politikën e jashtme ashtu edhe në politikën e brendshme. Gjykoj se  shteti i Kosovës nuk ka nevojë për politika popullsite dhe pa strategji afatgjate, edhe pse taksa brenda vetës ka një mesazh shumë të qartë , ka qenë e pamenduar dhe njëkohësisht  si politikë publike ka të bëjë më popullzimin politik”, ka thënë analisti politik Hidajet Ahmeti.

Haziri: Qeveria aktuale ka prodhuar skandale të shumta

Image
Nexhat Haziri

Opininisti Nexhat Haziri, duke folur rreth kësaj çështje ka thënë se vendimi i taksës ishte vendim popullsitë dhe si i tillë taksa duhet të hiqet.

Sipas tij, Kosova duhet ta aplikoj reciprocitet të plotë në raport me sjelljet e Serbisë, karshi Kosovës.

“Edhe pas deklaratës së kongresistit Engel se Kosova duhet të marrë diçka këmbim të heqjes së taksës, unë jam shumë skeptik për arsyeje se qeveria aktuale e udhëhequr nga kryeministri Haradinaj ka prodhuar skandale të shumta me të cilat ka bërë që vendi të shënoj regres sa i përket agjendës së integrimeve euro-atlantike. Ne flasim për liberalizim të vizave dhe për këtë fajësojmë Brukselin, por në anën tjetër në mbyllim sytë para një qeverisje mafioze në Kosovë, ku shkalle krimit të organizuar dhe korrupsionit ka shënuar ngritje, ku parat e buxhetit shpenzohen në mënyrë jo transparente, siç e kemi faktin më të ri kur për kremten e 11 vjetorit të pavarësisë së vendit ndahen gjysmë milioni euro, aktivitet të cilat u zhvilluan në këtë ditë nuk e arsyetuan këtë shumë as në masën 30 % të këtij gjysmë milioni”, ka thënë Haziri.

Sipas tij, detyra e menjëhershme për ta nxjerrë Kosovën nga kjo krizë politike e morale është dorëheqja e qeverisë Haradinaj dhe krijimi i kushteve për një qeveri teknike me mandat të kufizuar.

“Qeveria e cila do duhej të krijohej krahas detyrave që do të duhej ti përmbush për të vënë Kosovën në lëvizje drejtë synimeve të saja, siç është liberalizimi i vizave, anëtarësimi në INTERPOL, stabilizimi ekonomik dhe financiar, dhe brenda periudhës 1 vjeçare vendi të përgatitej për zgjedhje të parakohshme. Në të kundërtën nëse vazhdon me këtë formë qeverisje, siç po qeverisë koalicioni PAN, nuk pritet qw Kosova ti përmbush detyrat e veta, që dalin si kritere për të përparuar drejtë përmbushjes se agjendës së integrimeve euro-atlantike, dhe vendi vetëm sa do të izolohet me pasoja afatgjata, ka thënë opinionsti Nexhat Haziri.

Vata: Kosova do të marrë liberalizimin e vizave dhe njohjen e Kosovës nga Serbia

Image
Ilir Vata

Kurse, njohësi i çështjeve juridike Ilir Vata, ka thënë se në fund të viti, Kosova do njihet nga Serbia dhe sipas tij, kjo rrugë tashmë është shenjur nga partnerët strategjik SHBA dhe BE. Sipas tij, politika zyrtare e Prishtinës e ka jo vetëm të ndriçuar rrugën por dhe të qartë.

Ai konsideron se në të njëjtën kohë Serbia kërkon të maksimizojë përfitimet nga marrëveshja me Kosovë, ashtu si dhe Kosova nuk para i lëshon pe, kur bëhet fjalë për shkëmbim kufijsh apo të tjera pika që mund të jenë në dëm të saj.

“Në këtë kuptim “Taksa Haradinaj” është një masë shtrënguese sepse edhe vetë Kosova preket nga vendosja e taksës 100%, por qeveria e ka marrë parasysh dhe Hardinaj është shprehur qartë, kusht për të njohur Kosovën. Shikuar në aspektin e tregtisë së lirë kjo taksë është e dëmshme dhe kundër parimeve të tregtisë së lirë, por që ajo është një barrierë për ta bindur opinionin ndërkombëtar dhe vetë Serbinë se Kosova është e fokusuar fort të parimet e saj të sovranitetit, integrimit dhe më gjerë. Për sa i përket Kongresistit amerikan, Eliot Engel, ka thënë se Kosova duhet të marrë diçka në këmbim të detyrave që i kërkohet të kryejë. Kosova do të marrë liberalizimin e vizave dhe njohjen e Kosovës nga Serbia dhe mendoj se kjo është fryma e SHBA-së BE, pse jo dhe atyre vendeve që ende se kanë njohur Kosovën”, përfshirë edhe Risinë”, ka thënë Vata.

Ai ka thënë se, të gjithë janë bindur se Kosova ka vuajtur shekuj nga padrejtësia e shteti serb dhe tashmë duhet të marrë shpërblimin e lirisë në të gjithë dimensionin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat