Ligji i pagave konsiderohet i shpallur pa nënshkrimin e presidentit

Politika

Ligji i pagave konsiderohet i shpallur pa nënshkrimin e presidentit

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 12:50
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pasur afat deri në mesnatën e 20 shkurtit ta nënshkruajë ose ta kthejë në Kuvend, Ligjin për pagat në sektorin publik.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk e ka dekretuar Ligjin për pagat, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë nga zyra e presidentit.

“Projektligji për Pagat nuk është dekretuar nga presidenti, por pas përfundimit të afatit ligjor ka hyrë në mënyrë të heshtur në fuqi. Zyra e presidentit ka marrë premtime nga sponsorët e këtij projektligji, se do t’i marrin parasysh të gjitha shqetësimet e paraqitura dhe në të ardhmen e afërt do t’i bëjnë plotësimet dhe ndryshimet e nevojshme”, thuhet në një përgjigje dërguar Radios Evropa e Lirë nga zyra për informim e presidencës.

Afati ligjor prej tetë ditësh për dekretim apo kthim në Kuvend të këtij Ligji kaloi në mesnatën ndërmjet 20 dhe 21 shkurtit.

Pasi ka kaluar afati ligjor për një vendim nga presidenti, Ismet Krasniqi, Sekretar i Përgjithshëm në Kuvendin e Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë, se në bazë të Kushtetutës se Republikës se Kosovës, Ligji i pagave konsiderohet i shpallur, pa nënshkrimin e presidentit Thaçi dhe publikohet në Gazetën Zyrtare.

Në bazë të Kushtetutës se Kosovës, ligji i miratuar nga Kuvendi nënshkruhet nga kryetari i Kuvendit dhe shpallet nga presidenti i Republikës, pasi ta ketë nënshkruar brenda tetë ditësh, pasi të ketë marrë ligjin.

Nëse presidenti i Kosovës e kthen ligjin në Kuvend, duhet të theksojë arsyet e kthimit të ligjit. Presidenti i Republikës së Kosovës të drejtën e kthimit të një ligji në Kuvend, mund ta ushtrojë vetëm një herë. Kuvendi, me shumicën e votave të të gjithë deputetëve, vendos për miratimin e ligjit të rikthyer nga presidenti i Republikës, dhe ligji përkatës konsiderohet i shpallur.

Kurse nëse Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda tetë (8) ditësh pas marrjes së ligjit, nuk merr asnjë vendim për shpalljen ose kthimin e tij, ligji konsiderohet i shpallur, pa nënshkrimin e tij dhe publikohet në Gazetën Zyrtare.

Kështu që ligji hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, përveç nëse, me vetë ligj nuk përcaktohet ndryshe.

Ligji i pagave është miratuar në Kuvendin e Kosovës më 2 shkurt, kurse në zyrën e Presidentit ka arritur më 12 shkurt, por gjatë hartimit u ndryshua disa herë, pasi u shtuan pakënaqësitë sociale, nga punonjës në sektor

Kurse për 14 ditë më radhë, para miratimit të ligjit, mësimdhënësit e të gjitha niveleve kanë mbajtur grevë, duke kërkuar rritjen e koeficientit të pagës për 30 për qind, rrjedhimisht rritjen e pagave.

Pas tre javësh grevë, sindikalistët e arsimit u pajtuan me ofertën e institucioneve për rritjen e koeficientit të pagave që pritet të zbatohet përmes Ligjit për paga, i cili u tha se do të mundësojë edhe rritjen e pagave, përafërsisht në nivelin që e kanë kërkuar mësimdhënësit.

Ndryshe, udhëheqës të Fondit Monetar Ndërkombëtar kanë shprehur shqetësimin se Ligji i pagave nuk do të ketë ndonjë ndikim buxhetor gjatë këtij viti, megjithatë sipas tyre, 2020, do të jetë pothuajse e pamundur që ndarja buxhetore për paga të jetë në përputhje me kufizimet sipas rregullit.

Por, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë pohuar se zbatimi i këtij ligji nuk paraqet ndonjë problem buxhetor, pasi zbatimi i tij fillon në muajin nëntor të këtij viti./Rel/

ë të ndryshëm publikë, të cilët kërkonin rritjen e koeficientit, përkatësisht rritjen e pagave.

Pas miratimit të këtij ligji, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli patën deklaruar se me miratimin e këtij ligji janë respektuar standardet më të mira, duke vlerësuar meritat e secilës kategori që paguhet nga buxheti i shtetit. Ky ligj, u tha se siguronte rritje të pagave për 70 për qind të punëtorëve në sektorin publik.

Por, Ligji për pagat, pas miratimit është kundërshtuar nga shërbyesit civilë të Kosovës, kontrollorët e trafikut ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, "Adem Jashari", Sindikata e Korporatës Energjetike e Kosovës, Sindikata e punëtorëve në Shërbimin Korrektues, Operatorin e Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë në Kosovë (KOSTT) ,po ashtu edhe nga mësimdhënësit e ciklit të ulët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat