Rugova i kundërpërgjigjet Thaçit: Linjat majtiste Tiranë e Prishtinë me në krye Qosiqin ishin për ndarjen e Kosovës

Politika

Rugova i kundërpërgjigjet Thaçit: Linjat majtiste Tiranë e Prishtinë me në krye Qosiqin ishin për ndarjen e Kosovës

Nga: A.M Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 14:38
Naser Rugova

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po vazhdon që të promovojë idenë për korrigjimin e kufijve me Serbinë. Por, kësaj here Thaçi ka vendosur që atributet për idenë  e korrigjimit të kufirit t`ia drejtojë presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, akademikut Nexhat Dacit, si dhe nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri.

Familjari i presidenti historik, njëherësh deputeti i Kuvendit të Kosovës, Naser Rugova, ka thënë se deklarata e Thaçit nuk qëndron fare, pasi që presidenti Rugova nuk ka qenë pro ndarjes së Kosovës.

“Konsideroj që deklarimet e presidenti Thaçi dhe bashkëpunëtorëve të tij, jo vetëm sot por edhe herëve tjera se presidenti Rugova ka qenë për ndarjen e Kosovës, nuk qëndrojnë fare, këtë e dëshmojnë mjaftë intervista, por edhe përmbledhje e intervistave por edhe të librave të botuara kohëve të fundit nga autorë të ndryshëm dhe nga fondacioni “Ibrahim Rugova pranë LDK-së, libri i fundit është “Kështu foli Rugova” Munish Hyseni”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, ai ka deklaruar se deklarata e presidentit Rugova është nxjerrë nga konteksti dhe  se LDK-ja është e ka qenë kundër këtij koncepti.

“Deklaratë e nxjerr nga konteksti, para më shumë se 25 vjetëve siç dihet se kanë qenë 2 linja, linja e krahut majtist në Prishtinë dhe me krahun e majtist në Tiranë, që kanë qenë për ndarje të Kosovës dhe krye akademiku serb, Dobrica Qosiq. Por, fatkeqësisht edhe sot ka elemente të tilla edhe në Kosovë edhe të Tiranën zyrtare që e mbështesin këtë. Por, presidenti Rugova dhe LDK kurrë nuk kanë menduar kështu. Edhe ne sot si  LDK nuk e përkrahim këtë koncept, sepse dihet ai postulati i politik i presidentit të Rugova. Kosova e pavarur e hapur ndaj Serbisë dhe Shqipërisë, e integruar në NATO, në BE, në miqësi të përhershme të SHBA, është fondament politik i LDK, që vazhdon edhe sot të jetë mjaft aktual. LDK edhe përmes qëndrimeve zyrtare në këshillin e përgjithshme e vërteton këtë”, ka deklaruar Rugova për “Bota sot”.

Ai i quan spekulime deklaratat e Thaçit, ndërsa për këtë  ai nuk ka mbështetje, përveç të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

“Prandaj këto janë spekulime që presidenti Thaçi nuk po gjen përkrahje, në fakt nuk e ka  asnjë mbështetës, pos Edi Rames e dy a tre gazetar dhe analistë në Kosovë sepse vullneti politik i qytetarëve të Kosovës është për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kështu garanton edhe kushtetuta e Kosovës. Mua më çudisin d.m.th. këto spekulime, këto tentime për manipulim të opinionit, kur presidenti Thaçi është president, i vendit ai duhet të ishte gardian i kushtetueses dhe rendit juridik Kosovë, e fatkeqësisht ai po e bën të kundërtën”, ka theksuar deputeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat