Kamenica prej 1 vit pa noter, banorët me kërkesë për ministrin e Drejtësisë

Politika

Kamenica prej 1 vit pa noter, banorët me kërkesë për ministrin e Drejtësisë

Nga: G.B Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 16:04
Karaçevë

Për çdo dokument që duhet të pajisen nga noteri, banorët e Karaçevës së Kamenicës, por edhe të fshatrave tjera të kësaj komune, duhet të udhëtojnë një orë për në Gjilan, pasi Komuna e Kamenicës prej një viti nuk ka noter. Qysh para një viti, noteri i vetëm që kishte kjo komunë, ndërroi jetë, duke lënë kështu Kamenicën pa asnjë noter.

Kryetari i Bashkësisë lokale të Karaçevës, Selver Lenjani, ka thënë për gazetën “Bota sot” se kjo u ka vështirësuar banorëve pajisjen me dokumente të ndryshme tek noteri, prandaj ai në emër të banorëve të Karaçevës, i ka dërguar kërkesë ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, që tu dalë në ndihmë.

Më poshtë mund ta lexoni letrën e plotë drejtuar ministrit Tahiri:

Letër e hapur për Ministrin e Drejtësisë Abelard Tahiri Prishtinë

I nderuar ministër i Drejtësisë në emër të Bashkësisë Lokale të Karaçevës, kërkoj nga të dilni në ndihmë të banorëve të Karaçevës sepse Komuna e Kamenicës ka mbetur Pa Noter, për shkak se i ndjeri ka vdekur dhe qytetarët e komunës së Kamenicës për t’i kryer punët te noteri duhet të barten në Gjilan, këtë hall dhe këtë brengë e kanë edhe qytetarët e Komunës së Kamenicës me mbi 40 mijë banorë.

I nderuar ministër, kërkojmë nga ju që në këto kushte rrethana, ku banorët e Karaçevës janë në varfëri të skajshme dhe për të marrë rrugën tek noteri duhet të udhëtojnë Karaçevë-Gjilan dhe anasjelltas. Prandaj, mbes me shpresë që të merret kjo kërkesë urgjentisht dhe të caktoni një noter, pra që t’ju dilni në ndihmë qytetarëve të Kamenicës që të jeni pranë tyre në shërbim të qytetarëve Karaçevë-Kamenicë. Mbes me shpresë se kjo kërkesë do të realizohet pozitivisht që një ditë do të bëhet komuna e Kamenicës me Noter.

Me respekt 21.02.2019, Karaçevë. Kryetari i Bashkësisë lokale, Selver Lenjani.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat