Deputetja e LDK-së: Thaçi e ka humbur besimin edhe në popull

Politika

Deputetja e LDK-së: Thaçi e ka humbur besimin edhe në popull

Nga: D. B. Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 19:43
Valtentina Bunjaku-Rexhepi

Presidenti Hashim Thaçi insiston të bëjë një marrëveshje me Serbinë brenda vitit, jo aq sa për interesa të vendit siç thirret ai, sa për interesa personale që si duket ai tenton të bëhet njeriu kyç i kësaj marrëveshje të mundshme derisa ai është president i vendit.

Kështu ka vlerësuar deputetja e Kuvendit të Kosovës Valtentina Bunjaku-Rexhepi e cila në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se deklaratat e tij rreth shkëmbimit të territoreve së pari, pastaj korrigjimit të kufirit e tash të një marrëveshje afatgjate përmes dialogut janë shumë kundërthënëse ashtu siç është vet presidenti i tillë.

“Problem së pari atij i bëri qasja e tij e gabuar rreth dialogut, pastaj taksa e vendosur nga qeveria për produktet serbe, por problemi kryesor i tij tashme është legjitimiteti politik-te cilin po e kërkon te LDK-ja. Por këtë problem ai nuk po mund ta gjejë sepse ashtu siç e ka humbur besimin në bashkëqeverisje, presidenti Thaçi e ka humbur edhe në popull. Dhe LDK-ja tashmë e ka konfirmuar se nuk mund të ketë asnjë bashkëpunim me PDK-në dhe Thaçin në procese të rëndësishme për vendin, sepse në politike arma kryesore është besimi, e jo mjetet tjera të cilat po i përdor Thaçi dhe aleatet e tij partiakë”, ka thënë deputetja Bunjaku-Rexhepi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat