Nëse kutia e Padorës është në projektin e radhës, mund të ketë kriza

Politika

Nëse kutia e Padorës është në projektin e radhës, mund të ketë kriza

Nga: D. B. Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 19:57
Ilustrim

Çështja e dialogut dhe e të ashtuquajturës një marrëveshje historike në mes të Kosovës dhe Serbisë, si duket është shndërruar në slogan politik nga Presidenti Thaçi, sikurse “Taksa” që po shërben për politika elektorale ngase mllefi dhe dëshira e qytetarëve të Kosovës për të treguar reciprocitet dhe forcë ndaj Republikës së Serbisë, është më shumë se e etshme.

Njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri ka thënë për “Bota sot” se Thaçi si President, do të duhej të përfaqëson interesat e Republikës së Kosovës edhe në politikën e jashtme, dhe parimisht do të duhej qe ketë përkufizim në mandatin Kushtetues që i ka të qartësuara shumë mirë të drejtat dhe detyrat e Presidentit.

Image
Ismet Haziri

“E potencova mandatin Kushtetues duke u nisur nga një fakt hipotetikë: Nëse kishte me qenë President apo Presidente kushdo tjetër , a do ta kishte ketë fuqi veprimi dhe injorimi të institucioneve tjera me pushtete të ndara dhe ne përgjegjësi kushtetuese të cilat Presidenti Thaçi po ua uzurpon. Kur e përdori shprehjen “Uzurpim” nuk është aspak e rastit, ngase Kryeministri i cili po mbijeton me popullzimin e “Taksës” është ai, i cili obligimet e veta kushtetuese në mënyrë publike dhe deklarative ia ka deklaruar Presidenti, prandaj është shumë përgjegjës që ka neglizhuar të drejtën dhe obligimin kushtetues për të qëndruar në ballë të përgjegjësive”, ka thënë Haziri.

Ai konsideron se fenomeni i “taksës” nuk duhet të “mitizojmë” por ta marrim si një masë dhe ide e eshtabilmentit Qeverisës e cila ka ardhur si pasojë e dështimeve dhe inferioritet ndajë diplomacisë Serbe.

“Sa i përket apelit të Presidenti, për një gjendje alarmante, të rrezikshme nëse nuk arrihet një marrëveshje brenda këtij viti me Serbin, jam shume i bindur se nuk qëndron. Ne kemi një mal problemesh që duhet listuar dhe pastaj për të u biseduar me Serbinë për zgjidhje, ngase janë probleme hiq ma pak se 100 vjeçare. Presioni i shteteve të fuqishme dhe rrethanat tjera që nuk po i theksoje, nëse na obligoj n në një marrëveshje “Adëhok” jam më se i bindur se problemet e pa listuara dhe të pa elaboruara mesë dy vendeve ose janë ngrirë, ose janë prolonguar. Pra këto janë probleme të natyrës politike, diplomatike, pragmatike, materiale e shpirtërore që preki thellë në themelet dhe në përmbajtjen e shtetësisë së Kosovës, ka thënë Haziri.

Sipas tij, ne si vende Ballkanik dhe si mentalitet që kemi, përmbajmë në sjelljet tona edhe element të benzinës për zjarr, por fuqia e veprimit si e Serbisë dhe më shumë e Kosovës për hapjen e një vatre të krizës, pa vullnetin e fuqive të mëdha thuaj se është fare ose e vogël.

“Nëse Presidenti Thaçit i duhet si retorikë, ose ju është sugjeruar ta përdorë si shprehje është një gjë tjetër, apo nëse kutia e Padorës është në projektin e radhës, edhe mundë të ketë kriza. Besimi i jonë në SHBA, patjetër se duhet të mbetet si i vetmi dhe mbrojtja e vetme e së ekzistuarit të Kosovës dhe të rrugëtimit drejtë proceseve që do të jenë shumë të bashkërenduar deri në finalen që është projeksion Amerikanë, por në kuptim strategjikë, e pa besueshme se SHBA do të hekin dorë nga trojet Shqiptare shumë strategjike”, ka thënë njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat