Çështja e Kosovës Lindore nuk mund të injorohet më

Politika

Çështja e Kosovës Lindore nuk mund të injorohet më

Kushtrim Maliqi Nga Kushtrim Maliqi Më 21 shkurt 2019 Në ora: 21:45
Valon Murati

Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, kryetari i Lëvizjes për Bashkim Valon Murati, ka thënë se, Presidenti Thaçi ka meritën, që për herë të parë, pas një injorimi që vetë ia bëri për gati një dekadë, e ka hapur çështjen e Kosovës Lindore. Ai ka theksuar se ri-përcaktimi i kufijve do të duhej të ishte opsioni i parë dhe se vetëvendosja e kësaj teme në draft-platformë tregon se çështja e Kosovës Lindore më nuk mund të injorohet më.

“Bota sot”: Në mandatin tuaj si Ministër i Diasporës keni qenë mjaftë aktiv në jetën e shqiptarëve në perëndim. A jeni i kënaqur me punën e pasardhësit tuaj në atë detyrë?

Valon Murati: Unë kam bërë përpjekje që të kryej detyrën time si ministër. Por diaspora duke qenë një shtyllë e rëndësishme e të gjitha zhvillimeve në vend, meriton angazhim permanent të institucioneve tona. Është fascionuese sesa ka gatishmëri nga njerëzit tanë jashtë që të ndihmojnë vendin e tyre në të gjitha mënyrat. Rrethanat objektive të funksionimit të qeverisë në të cilin kam qenë pjesë e buxheti jashtëzakonisht i vogël, kanë bërë që shpesh edhe unë të jem i frustruar me pamundësinë për të bërë më shumë dhe sidomos për të vepruar më shpejt në realizimin e projekteve të shumta që kemi dizajnuar qoftë në fushën e arsimit, të kulturës, ekonomisë etj. Përderisa e kam përshtypjen se ministri aktual, duke qenë edhe zv. kryeministër dhe i angazhuar tani së fundmi edhe në ekipin negociator nuk e ka prioritet çështjen e diasporës, ministria dhe stafi civil vazhdon punën e përkushtuar ndaj diasporës brenda mundësive që ka.

“Bota sot”: Ka më shumë se gjashtë muaj kur politika kosovarë është futur në një “katrahurë” nga e cila nuk ka kush e nxjerrë, a jemi me të vërtet në një krizë politike apo jo?

Valon Murati: Tanimë është bërë një traditë që çdo qeveri të funksionojë në rrethana krize e mosbesimi të plotë. Ndoshta acarimet e skajshme politike janë edhe një trend global i kohëve të fundit. Në rastin tonë lidhet edhe me mënyrën sesi është formuar kjo qeveri, numrat e paktë që ka dhe varësinë fillestare nga Lista Serbe. Por gjithashtu, në anën tjetër edhe opozita ka vuajtur nga mungesa e numrave dhe mundësisë për të rrëzuar apo penguar funksionimin e qeverisë, përderisa për një kohë ka arritur që të pengojë agjendën legjislative. Sidoqoftë ne si Kosovë jemi në rrethana më specifike, ku vazhdon të në nevojitet uniteti, sidomos për shkak të proceseve në të cilat pritet të kalojmë, e posaçërisht ato të dialogut me Serbinë. Dialogu me Serbinë po na gjen më të përçarë se asnjëherë më parë, shumë konfuz e duke shikuar më shumë se sa fitojnë subjektet politike nga qëndrimet ndaj dialogut sesa sa fiton Kosova. Kohëve të fundit kemi një rezolutë për dialogun, një ekip negociator dhe një draft-platformë për bisedimet, që u mundësua edhe nga përfshirja e PSD-së në këtë proces.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni nesër në gazetën kombëtare "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat