SHIK-u mund të inskenojë vdekjen e Albinit, Vjosës dhe atyre që do ia marrin pushtetin

Politika

SHIK-u mund të inskenojë vdekjen e Albinit, Vjosës dhe atyre që do ia marrin pushtetin

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 21 shkurt 2019 Në ora: 22:23
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Së fundi është parë një afrim i theksuar mes liderëve të opozitës, Albin Kurti dhe Isa Mustafa. Kjo duket se ka ndikuar që dallimet e theksuara mes tyre dikur, tanimë t’i takojnë së kaluarës. Nga kjo mund të theksojmë se janë sqaruar edhe sa i përket oponencës së këtyre dy subjekteve karshi kapjes së shteti nga SHIK-ut. Kjo e fundit shihet si kërcënimi më i madh i vendit, marrë parasysh se nga ky shërbim vendi ka pësuar më së shumti, si gjatë ashtu edhe pas lufte. Harmonizimi i qëndrimeve të opozitës është në interes të të gjithë qytetarëve qe duan ndryshim të kursit të shteti, i cili për hir të së vërtetës ka stagnuar në të gjitha segmentet e saja. Natyrisht se kjo nuk i shkon për shtati SHIK-ut, përfaqësuesit e së cilës janë në pushtet, dhe zbatojnë urdhrat e saja për kapjen e shtetit. Duke pasur parasysh se ky shërbim pas lufte ka vrarë dhjetëra intelektualë dhe njerëz të ndershëm, nuk përjashtohet mundësia që një fat të tillë të ketë edhe lideri i VV-së Albin Kurti. I cili po shihet kërcënim nga klani “ Pronto” veçanërisht pas afrimit me LDK-në. Kjo e fundit nuk po bie në grackën e Hahsimit për tu futur në qeveri, që vazhdon shumë në mënyrë tinzare t’i bëj ftesa të shpeshta.

Qëllimi i Hashimit është që me një gur t’i vras dy zogj, në këtë rast AAK duke e larguar nga pushteti me gjoja argumentin për të mos i prishur marrëdhëniet me SHBA,  dhe duke e marrë LDK-në të përçoj mesazh se kjo parti është patericë e jona. Ky skenar deri tani ka dështuar, pasi LDK s`po bie nën këtë gracke, çka edhe po reflekton në dështim të skenarit të PDK-së, repsektivisht të Hashimit. Ky njeri po bën çdo gjë për të shpëtuar veten e tij, por si duket s`po gjen mbështetje. Në këtë rrjedhojë të ngjarjes duhet theksuar se afrimi i LDK-së me VV-në ka ndikuar që PDK mos të guxoj të shkoj në zgjedhje, edhe për kundër që Ramushi s`po i ndëgjon fare sa i përket dialogut me Serbinë, sidomos për taksën. PDK ndodhet në momentin më kritik të mundshëm të saj, pasi e di se kurdo që shkohet në zgjedhje do pësoj debakël.

Mendjet dhe e djallëzuara të SHIK-ut për mos të humbur pushtetin mund edhe të inskenojnë skena të vrasjes së Albinit, apo edhe ndonjë kundërshtari të fortë brenda LDK që u cenon pushtetin. Ashtu si Rugova dikur që me gjasë edhe u helmua, një gjë e tillë mund t’i ndodh të tjerëve.  Këta janë të gatshme për cdo gjë, ashtu siç ishin dikur për të marrë pushtetin, ashtu janë edhe tani për ta mbrojtur pushtetin. Nuk u zihet besë të pabesëve, në momentet e fundit do e shfrytëzojnë të gjithë potencialin për të mbetur në pushtet, pasi kjo është mënyra e tyre e vetme për t’i ikur drejtësisë, si dhe për të mbrojtur atë që e kanë vjedhur. Njerëzit qe deri dje janë thirru në emër të luftës kundër Serbisë, sot kërkojnë me çdo kusht t’i falin tokë për të shpëtuar nga krimet që i kanë bërë popullit të tij, ky është krim.

Si Albini ashtu edhe Hoti, apo Vjosa nga LDK të kenë kujdes nga SHIK-u, janë ende aktiv dhe të rrezikshëm. Sikur qeni që egërsohet kur i merr ushqimin, ashtu edhe këta egërsohen kur shohin se pushtetin po ua marrin LDK dhe VV, gjenerata të reja me mentalitet tjetër, ku shteti nuk vidhet por u shërben qytetarëve. Andaj, kujdesi kurrë nuk është i tepërt, sidomos nga njerëz qe pushtetin e kanë mburojë jetike, ndryshe do përfundojnë prapa grilave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat