Krasniqi: Serbia pa arritjen e marrëveshjes me Kosovën nuk bëhet pjesë e BE-së, por Thaçi pse po ngutet?

Politika

Krasniqi: Serbia pa arritjen e marrëveshjes me Kosovën nuk bëhet pjesë e BE-së, por Thaçi pse po ngutet?

Nga: G. B. Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 13:10
Aleksander Vuçiq dhe Hashim Thaçi

Liderët e Kosovës kanë deklaruar së fundmi se marrëveshja me Serbinë do të arrihet brenda këtij viti. E derisa këta deklarojnë kështu, në anën tjetër liderët në Serbi thonë se këtë vit nuk do të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është shprehur se është i bindur 90 për qind se marrëveshja në kuadër të dialogut nuk do të arrihet brenda këtij viti.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Faik Krasniqi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se liderët që dy dekada na kanë gënjyer për çdo gjë, prandaj s’mund të ju besohet fjalëve të tyre.

“Liderët tanë politik nuk janë për t'u besuar aspak në asgjë. Na kanë gënjyer që dy dekada për çdo gjë, që nga gjërat e vogla e deri tek ato të mëdha. Prandaj, nuk janë për t'u besuar se çfarë thonë, e sidomos kur flasin me data, sikurse kur jepnin data për liberalizim të vizave. Por akoma vazhdojmë të ngelim të izoluar”, është shprehur ai.

Image
Faik Krasniqi

Sipas Krasniqit marrëveshja me Serbinë është e largët dhe mund të mos jetë këtë vit, por që ai thotë se nuk e kupton presidentin se pse i ngutet të arrijë marrëveshjen me Serbinë.

“Ka mundësi që as këtë vit s'do kemi marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. E shoh si shume të largët arritjen e një marrëveshje. Serbia insiston që nuk e vazhdon dialogun nëse nuk hiqet taksa, kurse kryeministri Haradinaj insiston që taksa nuk do të hiqet pa e njohur Serbia Kosovën. Serbia pa arritjen e një marrëveshje me Kosovën nuk do të mund të bëhet pjesë e BE-së. Ata e kanë për interes që ta përmbyllin këtë marrëveshje. Por nuk e kuptoj Presidenti Thaçi ku e ka hallin që po i ngutet për të arritur marrëveshjen me Serbinë?”, ka deklaruar Faik Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat