“Haradinaj duhet të dorëhiqet menjëherë”

Politika

“Haradinaj duhet të dorëhiqet menjëherë”

Nga: A.M. Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 16:45
Kryeministri Ramush Haradinaj

Nëpër mediat vendore është raportuar se ShBA-ja vazhduar me “sanksione” për Kosovën, duke anuluar Qeverisë së Kosovës ftesat për pjesëmarrje në tetë programe në Qendrën Evropiane për Studime të Sigurisë ‘George C. Marshall’ në Gjermani.

Lidhur më këtë njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani potencon për “Bota sot” se për kryeministrin Ramush Hardinaj asgjë nuk do të thotë anulimi i vizitës së tij e as letrat e dërguara për taksën.

Për më tepër, ai mendon se Haradinaj do të duhet që të dorëhiqet nga posti i kryeministrit  dhe se PDK vendosi taksën ndaj Serbisë  e qëndrimi i Haradinajt nuk ka kuptim.

“Po për kryeministrin e Kosovës asgjë s`do të thotë anulimi i vizitës së tij, ndalja e përkrahjes së FSK, anulimi i bursave as letrat dërguar atij. Pra asgjë nuk e bënë të mendoje se është pengës e shtetit të Kosovës. Ky njeri duhet të dorëhiqet menjëherë ose duhet shkarkuar, për këtë mban përgjegjësi PDK e cila e mban kot në këtë post duke e ditur se ky njeri është kontrovers dhe i pa parashikueshëm, për këtë arsye PDK është përgjegjëse për taksen, PDK vendosi këtë takse e ky kryeministër e mbron verbërisht atë pra s`ka kuptim. Pritjet janë që LDK dhe PDK të arrijnë marrëveshje për një qeveri kalimtare”, ka përfunduar Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat