Si po i lë Haradinaj në lloç shokët e idealit!

Politika

Si po i lë Haradinaj në lloç shokët e idealit!

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 22 shkurt 2019 Në ora: 20:49
Ramush Haradinaj

Në mars të vitit të kaluar, me 80 vota për, 11 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës kishte ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Ratifikimi i kësaj marrëveshje ishte zhvilluar nën tension e masa të shtuara të sigurisë.

Ani pse edhe pak ditë bëhet një vit nga kjo marrëveshje bashkë me aneksin që parasheh korrigjimin e saj, Qeveria “Haradinaj” edhe me tej nuk e ka bërë as edhe hapin e parë lidhur më ketë çështje.

Opozita konsideron se demarkacionit ishte keqpërdorur në mënyrën më të pandershme të mundshme për të marrë pushtetin, diçka që fatkeqësisht shprehen se edhe ia kishin dalë.

Ndërsa, edhe njohësit e çështjeve juridike nuk presin që të ketë korrigjim. Sipas tyre, tema e demarkacioni dhe kjo marrëveshje ishte vetëm formale sa për të ruajtur fytyrën dhe problemin e krijuar artificial nga ky kryeministër dhe opozitës së atëhershme.

Lidhur me këtë, gazeta “Bota sot” ka dërguar pyetje me shkrim në adresë të Qeverisë, por zyrtarët e këtij institucioni nuk kanë dhënë një përgjigje konkrete se çka realisht po ndodhë me korrigjimin e kufirit me shtetin e Malit të Zi.

Baftiu: Nuk kemi besuar në korrigjim

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Besa Baftiu, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka folur për seancën kur ishte ratifikuar kjo marrëveshje.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni nesër në versionin e shtypur të gazetës "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat