Shahu: Nëse kufiri shkon sipas ndarjes etnike, shqiptarët do t’i përkëdhelë historia

Politika

Shahu: Nëse kufiri shkon sipas ndarjes etnike, shqiptarët do t’i përkëdhelë historia

Nga: G.B Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 14:25
Rexhep Shahu

Gazeta gjermane “Frankfurter Rundschau”, ka shkruar se në qershor të këtij viti do të nënshkruhet marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë, ku marrëveshja është ndarja në vija etnike, e cila është e përkrahur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, megjithatë thuhet se implementimi i këtij plani mund të jetë një rrezik i madh.

Gazeta gjermane citon një dokument që paraqet skicën se si do të duket marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, për çka palët janë akoma në bisedime.

Por, sa mund të arrihet një marrëveshje e tillë brenda këtij viti, derisa Serbia thotë se nuk do ta vazhdojë dialogun pa heqjen e taksës, ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se taksa nuk do të hiqet?

Publicisti Rexhep Shahu, ka thënë për gazetën “Bota sot” se nëse do të ketë marrëveshje që vendos kufirin në vija etnike, do ta vinte edhe ai firmën, pasi do të ishte në të mirë të shqiptarëve.

“Nëse do të ketë marrëveshje që do vendosë kufirin në vija etnike, edhe unë doja ta vija firmën time. Nëse kufiri shkon sipas ndarjes etnike mes shqiptarëve e serbëve shqiptarët do t’i përkëdhelë historia”, është shprehur ai.

Ndërsa sa i përket kushtëzimeve të Serbisë për dialogun me taksën, Shahu vlerëson se nuk vlejnë alarmet serbe me taksën në raport me zgjidhjen finale.

“Ndërsa sa i përket taksës dhe zhurmës serbe për taksën, besoj se nuk i vë kushtet Serbia dhe nuk vlejnë alamet serbe me taksën në raport me zgjidhjen finale të konfliktit shqiptaro serb”, ka deklaruar Rexhep Shahu për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat