“Kush dëgjon, daullet po bien”

Politika

“Kush dëgjon, daullet po bien”

Nga: A.M. Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 17:14
Flamuri i Kosovës dhe SHBA-ve

Analisti politik, Ismet Haziri, për “Bota sot” nuk e ka quajtur lajm të mirë raportimet e fundit nëpër mediat vendore se ShBA-ja ka vazhduar me “sanksione” për Kosovën, duke anuluar Qeverisë së Kosovës ftesat për pjesëmarrje në tetë programe në Qendrën Evropiane për Studime të Sigurisë ‘George C. Marshall’ në Gjermani.

“Çështja e Taksës dhe raporteve të Kosovës me SHBA si arkitekt i Kosovës së lirë, nuk kemi si ta quajmë, dhe te gjithë e kanë ketë qëndrim, se është lajmi ma i keq për Kosovën. Jam i sigurt se të gjithë ata që janë njohës të rrethanave  dhe zhvillimeve politike, diplomatike e gjeostrategjike do të kishin dëshiruar se kjo lojë e rrezikshme të jetë një ëndërr për popullin e Kosovës dhe për Shqiptaret në përgjithësi. SHBA- nuk kanë shumë politika kalkuluese, veçanërisht kur kemi të bëjmë për çështjet ushtarake dhe strategjike”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tepër, Haziri ka apeluar se udhëheqësit politik duhet mirë të mendojnë dhe të mbetet brenda afateve të durimit të Shteteve të Bashkuar të Amerikës.

Image
Ismet Haziri

“Praktikat  dhe historiku i politikës Amerikane tregojnë se kushdo që u ka dalë për ballë, e kanë pasur të sigurt humbjen, por as nuk falin nëse dikush i cënon, sepse SHBA gjithnjë është në anën e së drejtës progresives dhe të lirisë  që është synonim i gjithë popujve, pra edhe nuk ka se çka të fal. Në kontekst të këtij përshkrimi, politikëbërja  duhet mirë të mendojë dhe të mbetet brenda afateve të durimit Amerikan. Pra ata kanë filluar të sanksionojnë,  dhe rasti i  anulimit të ftesave  për Qeverinë  e Kosovës që të mos jetë pjesë e trajnimeve  për Programe ne Studimet e Sigurisë ne Qendrën “George C.Marshall” është ma shumë se e mjaftueshme, ose than ndryshe “Kush dëgjon, daullet po bien”. Dhe është mirë që ti dëgjojnë ata që e përfaqësojnë popullin e  Kosovës, ngase  nuk duhet  harruar thënien e po këtij populli në periudha të vështira, kur pas “Zotit” si krijues, të vetmen shpresë  shpëtimi e kanë pasur në Amerikën. Pra ky popull është mirënjohës për këtë dhe për asnjë lider politikë nuk dëshiron të mos jetë mirënjohës ndaj aletit të vetë të natyrshme e Historikë. Por fundi i fundit,  pa SHBA as që mundë të ekzistojë Kosova si shtet, e lirë dhe e pa varur. Të faleminderit për aleatet Evropian, por pa SHBA nuk kane kapacitet ta mbrojnë as pavarësinë e vetë , e lere ma të Kosovës”, ka përfunduar ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat