Gecaj: Demarkacioni me Malin e Zi ishte keqpërdorur në mënyrën më të pandershme

Politika

Gecaj: Demarkacioni me Malin e Zi ishte keqpërdorur në mënyrën më të pandershme

Nga: N.H Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 11:50
Bajram Gecaj

Bajram Gecaj, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se çështja e demarkacionit me Malin e Zi ishte keqpërdorur në mënyrën më të pandershme të mundshme për të marrë pushtetin.

“Ashtu siç e kam thënë shpesh gjatë kohës sa ishim në qeveri, por edhe pas kësaj, çështja e demarkacionit ishte keqpërdorur në mënyrën më të pandershme të mundshme për të marrë pushtetin, diçka që fatkeqësisht edhe ia kishin dalë”, ka thënë Gecaj.

 Gecaj shton se kjo marrëveshje ishte aprovuar pastaj në  formën krejtësisht të njëjtë vetëm për të mbajtur pushtetin. Derisa thekson se ai kufi është aprovuar dhe ndryshimi i tij mund të bëhet vetëm duke e luftuar Malin e Zi (tash NATO-n).

Në fund, zyrtari i LDK-së potencon se kjo nomenklaturë qeverisëse po e fut Kosovën në telashe shumë më të rrezikshme me kufijtë veriorë, duke e bërë që të harrohet opozita e kaluar.

“Druaj se kjo nomenklaturë qeverisëse po na fut në telashe shumë më të rrezikshme me kufijtë tonë veriore, telashe këto që do të na bëjnë ta harrojmë tërësisht periudhën e shfrenimit të opozitës se dhunshme gjatë mandatit të kaluar”, ka thënë në fund Gecaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat