Dallgët urryese të Thaçit nuk mund ta shuajnë Rugovën e pavdekshëm

Politika

Dallgët urryese të Thaçit nuk mund ta shuajnë Rugovën e pavdekshëm

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 24 shkurt 2019 Në ora: 22:19
Foto ilustrim "Bota sot"

“E kam thënë edhe më parë se, presidenti Rugova e konsideronte Thaçin njeri te rrezikshëm për Kosovën dhe nuk pranonte që ai të udhëhiqte qeverinë e shtetit. Tash po del se vlerësimi i tij ka qenë shumë i saktë”, është shprehur për “Bota sot”, ish deputeti i LDK-së, Adem Salihaj.

Vula presidenciale e ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova, është hequr nga dekoratat dhe komunikimet me ndërkombëtarë qysh kur në krye të Presidencës ka ardhur Hashim Thaçi.

Ndonëse vula me flamurin dardan ende qëndron në krye të ueb-faqes zyrtare të Presidencës dhe në komunikata të dërguara mediave, ajo nuk figuron edhe në letrën zyrtare të Thaçit dërguar presidentit amerikan, Donald Trump, por as në çmimet dhe dekoratat që ua ka ndarë personaliteteve të ndryshme kohët e fundit.

Vula e ish-presidentit Rugova e cila ishte dizajnuar qysh në vitin 1992 ku për bazë e ka flamurin dardan, është hequr edhe nëpër aktivitetet e presidentit të tanishëm.

Vula e presidentit Rugova nuk është më nëpër të gjitha modelet e dekoratave, mirënjohjet, medalje, çmimet dhe titujt e nderit që shpërndanë presidenti Hashim Thaçi kohëve të fundit.

Ndonëse, Thaçi para publikut e çmon presidentin historik, ai nuk e bënë këtë mbrapa kamerave. Heqja e vulës së Rugovës nuk është veprimi i vetëm që Thaçi e shkarkon urrejtjen ndaj tij. Në librin e tij të botuar nga dy gazetarë anglez, aty ka shpifje të vazhdueshme për Rugovën dhe jo vetëm.

Tendenca për ta ngritur vetën mbi Rugovën, është e pamundshme. Kështu të paktën kanë thënë publicist dhe njerëz të rrethanave.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni nesër në gazetën kombëtare "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat