“Si asnjëherë më parë taksa ka arritur efektin, të ruhet miqësia me SHBA-në”

Politika

“Si asnjëherë më parë taksa ka arritur efektin, të ruhet miqësia me SHBA-në”

Nga: N.H Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 22:52
Foto ilustrim

Tashmë janë bërë gati disa muaj që kur Qeveria e Kosovës ka vendosur taksë për produktet të cilat importohen nga Serbia dhe nga Bosnja e Hercegovina.

Këto vendime të Kosovës kanë ngjallur reagime të mëdha përveç në vendet targete të taksës, por edhe në Bashkimin Evropian e edhe tek fuqitë e mëdha të botës.

Njohësi çështjeve ekonomike, Mustafë Kadriaj, dukë folur për gazetën “Bota sot”, ka thënë se një tërheqje e SHBA-së do të thoshte fatalitet për të ardhmen politike të Kosovës.

“Duke u bazuar në parimet shkencore mendoj që të jesh i suksesshëm në politik dhe ekonomi duhet të jesh që sa më larg emocioneve. Me këtë dua të them që kryeministri aktual nuk e njeh artin e të bërit politik dhe të veproj sipas logjikës ekonomike. Pra, kryeministri aktual është pre e një premtimi që taksa nuk do hiqet që me këtë po lenë me nënkuptu me cilin do çmim pamarre parasysh që a do të rrezikoj Kosova raportet me miqtë permanent në këtë rast SHBA-në që një tërheqje e SHBA-së do të thoshte fatalitet për të ardhmen politike të Kosovës”, ka thënë Kadriaj, për gazetën “Bota sot”.

Me tej, ai ka shtuar se taksa ndaj mallrave serbe si asnjëherë më parë taksa ka arritur efektin e saj.

Image
Mustafë Kadriaj

“Si asnjëherë më parë taksa ka arritur efektin e vet, që edhe nga aspekti ekonomik një produkt i cili nuk qëndron ne treg për tre ose katër muaj ai zëvendësohet me produktet tjera, sepse konsumatori është sikurse uji që e gjen mundësin më të lehtë për të depërtuar kështu që kryeministri aktual nuk ka me as argumente politike dhe ekonomike, sepse shteti serb ka marrë leksion si asnjëherë më parë, kështu që çdo zgjatje e taksës do të atakon dhe do të irriton miqtë e Kosovës që më këtë rast nuk ia ka borxh qytetari kryeministrit aktual me e sjell shtetësinë Kosovës në pikëpyetje”, ka thënë me tej ai.

Kadriaj në fund i bën me dije Qeverisë Haradinaj dhe zërave opozitar se humbja e miqesisë me SHBA-në mund të jetë një kthim i rezolutës 1244, apo një rinegocim i pavarësisë së Kosovës

“Me këtë duhet t’i përkujtohet Haradinajt dhe disa zërave opozitar si dhe që një tërheqje e SHBA-së dhe një kthim i mundshëm i rezolutës 1244, apo një rinegocim i pavarësisë së Kosovës do të ishte kthim i Kosovës në vitin 1999, nën protektoratin ndërkombëtar që për Kosovën do ishte vetëvrasje politike. Duhet ta kenë të qartë që mos të sillemi si një vend vendimmarrës, por ne jemi vend që varemi nga vendimet e shteteve të fuqishme që për fat të mirë kanë qenë në krahë me Kosovën dhe në asnjë rast nuk guxojmë t’i prishim marrëdhëniet me botën demokratike”, ka përfunduar Mustafë Kadriaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat