Urrejtja e Thaçit ndaj Ibrahim Rugovës s’ka të ndalur, veprimi i radhës është skandaloz!

Politika

Urrejtja e Thaçit ndaj Ibrahim Rugovës s’ka të ndalur, veprimi i radhës është skandaloz!

Nga: D.RR Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 07:37
Presidenti dr. Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi

Vula presidenciale e ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova, e dizajnuar qysh në vitin 1992 ku për bazë e ka flamurin dardan, është hequr nga dekoratat, komunikimet me ndërkombëtarë dhe nëpër aktivitetet e presidentit të tanishëm, nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Për këtë çështje, njeriu i afërt me ish presidentin Rugova, Skënder Zogaj për “Bota sot” ka thënë se, sjellja e Thaçit karshi presidentit historik Ibrahim Rugova, ka tejkaluar çdo kufi të mirësjelljes elementare morale dhe intelektuale të një shqiptari.

Zogaj e vlerëson Rugovën si figurë historike pas Skënderbeut.

“Manovrimet e shpeshta kalkulative të Hashim Thaçit ndaj Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova kanë kapërcyer çdo kufi të mirësjelljes elementare morale dhe intelektuale të një shqiptari që pretendon të reflektojë minimumin e mirësjelljes ndaj vlerave madhore kombëtare, siç është ideatori dhe projektuesi i çlirimit, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, figura historike më madhore pas Skënderbeut”, ka nënvizuar Zogaj.

Ai tutje ka thënë se Thaçi mund ta largojë vulën e Rugovës, por jo edhe suksesin e punën historike të tij, që janë e ardhmja e Kosovës.

Image
Skënder Zogaj

“Hashim Thaçi duke hequr vulën e presidentit, e vazhdoi vandalizmin e disa kërmijve të infiltruar në shoqatat e UÇK-së që patën djegur Flamurin e Dardanisë dhe që ia hapën mundësinë flamurit që nuk ka asgjë të përbashkët me realitetin e Kosovës! E njëjta ka ndodhur edhe me himnin e Rugovës! Dhe, tash edhe loja me vulën e presidentit, që Thaçi e bën për të zezën e vet, sepse, e ka gabim, nuk mund ta shlyej argumentin konkret kombëtar e historik, që përfaqëson Presidenti historik Ibrahim Rugova! Thaçi e nxjerr nga zyra e tij vulën, por nuk mund ta nxjerr nga memoria historike dhe e ardhmja që i takon idealeve rugoviane, të cilat janë të pandalshme dhe e ardhmja e Kosovës, që Ibrahim Rugovën e ka dhe do ta ketë përgjithmonë Babain e Krijimit të Kosovës se re dardaniane!”, ka thënë Zogaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat