Mehazi: Pse Thaçi nuk tregon se çfarë fiton Kosova me këtë dialog

Politika

Mehazi: Pse Thaçi nuk tregon se çfarë fiton Kosova me këtë dialog

Nga: D.B Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 13:57
Ekipi dialogues

Njohësi i çështjeve politike Sulejman Mehazi, ka vlerësuar se dialogu i Thaçit pa kushte ndaj Serbisë për të gjitha të këqijat e bëra nga Serbia,është vetëm për të bërë zhurmë mediatike e kurrgjë tjetër.

“Thaçi shkon me psikologjinë e shqiptarëve se sa më shumë ta shajnë e ta kundërshtojnë aq më i autoritetshëm e më i fortë bëhet politikisht. Neve na duket se sa më shumë ta ofendojmë e sharë politikisht aq më shumë i bëhet qejfi për të qenë në qendër të vëmendjes. Dialogun që e kërkon Thaçi për heqjen e taksave serbe jo që i konvenon Serbisë, por e shpëton edhe mikun e tij të dashur, bashkëpunëtorin e Shesheli të krimeve në Kosovë. Pastaj, pse Thaçi nuk tregon se çfarë fiton Kosova me këtë dialog që bën ai me Vuçiqin, nëse është për shtimin e territorit të Luginës së Preshevës apo për çfarë? Ne të gjithë edhe nëse pajtohemi Serbia kurrë nuk do pajtojë autoritetet e Serbisë me ndarjen dhe shkëputjen e pjesëve më vitale të Kosovës, e kurrën e kurrës se japin Luginën e Preshevës”, ka thënë Mehazi.

Ai konsideron se, dialogun që e kërkon Thaçi pa faljen e Vuçiqit për krimet e mëdha të bëra në Kosovë e duke lënë prapa armiqësinë ndaj Serbisë s'është tjetër përveç përgatitjeve serbe për krime dhe më të mëdha.

“Në vend që të kërkonte faljen e Serbisë për hatanë e ferrit bërë në Kosovë, Thaçi kërkon nga Kosova t'i harrojnë e të lënë prapa armiqësitë shekullore ndaj Serbisë. Kjo është e papranueshme, tendencioze e dorëzuese për shqiptarët e Kosovës”, ka thënë profesor Mehazi.

Image
Sulejman Mehazi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat