Murat Jashari: Aksionin për të vrarë Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun e kishte udhëhequr N. I. “Leka”

Politika

Murat Jashari: Aksionin për të vrarë Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun e kishte udhëhequr N. I. “Leka”

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 15:48
Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

Vëllai i Ismet Jasharit – komandant “Kumanovës”, Murat Jashari nëpërmjet një letre publike ka parashtruar disa pyetje kohë më parë figurave të PDK-së, por edhe të NISMA-s si dhe disa politikanëve në Maqedoni, ka parashtruar mijëra pyetje për kohën e paraluftës gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Ai ka pyet për shumë vrasje të kryera të para dhe gjatë luftës në Kosovë si dhe ka pohuar se shumë figura të politikës kishin lidhje me shërbimet serbe kundër Kosovës.

Amaneti i Hoxhës

Pasi u njohëm mirë, pas disa kohësh, hoxha do të më thotë:

“Mbaj mend këto që do t´i them tani, se do t’ju duhen në jetë”!!!

“Mos ju beso dhe mos afro frymorë me dy këmbë, me surrat njeriu, që e kanë merak shumë pushtetin, paret dhe dilinxhinjtë (që vrapojnë pas grave të huaja), sepse, këto tre kategori nuk bëhen kurrë për popull e për Atdhe dhe ju tradhtojnë”!...

E zgjata pak rrëfimin për hoxhën, por këshilla e tij më ka ndihmuar duke më përcjellë gjatë tërë jetës, derisa edhe unë u bëra plak me flokë të bardha.

Nga Mbledhja e parë e Përgjithshme e LPRK-së, jam angazhuar në shumë drejtime.

Por, më fort më ka pëlqyer apo qëllim kryesor e kam pasur që sa ma shumë të futet barut në Atdhe.

Librat, gazetat, kaseta e... konferencat, “e çdo xhumaje”; e bënë misionin e tyre, siç u pa..., por, koha e vërtetoi se, pushka qe vendimtare që e zgjidhë problemin. Nuk kam qenë asnjëherë në organet udhëheqëse të Lëvizjes.

Kjo dëshirë gjithherë më është plotësuar, sepse, edhe këto organe të organizatës më dukeshin si pushtet. Mu kishte ngulitur në mendje amaneti i Hoxhës.

Infiltrimi

Organizatat atdhetare dhe politiko-ushtarake që nuk kanë mekanizëm përcjellës, zbulues dhe ekzekutiv, në atë organizim futen elementë të ndryshëm, e të dyshimtë.

Edhe në radhët e LPK-së ishin infiltruar individë, me surrat njeriu, që më patë paralajmëruar qysh herët hoxha (tani ndjesë pastë).

Ka fundi i qershorit të vitit 1998, pasi Nënës biologjike (LPK-së) dhe Shtabit Qendrorë të UÇK-së i kishin bërë atentat, ky Grup me ato tri vese patologjike (që m´i patë treguar hoxha) dhe, në shërbim të shumë Shërbimeve të huaja, kishin bërë puç në UÇK dhe kishin formuar Drejtorinë Politike (njerkën e UÇK-së), tani në kuadër të një Shtabi të Përgjithshëm.

Ky Grup i përgatitur teorikisht shumë mirë për të njohur personalitetin e personit, në shumë Zona Operative, (aty ku patën mundësi) kishin instaluar njerëzit e vet, me të kaluar të dyshimtë. Po jap një shembull të ndodhur.

Aksionin për të vrarë Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun (më 2 Nëntor 1989), e kishte udhëhequr N. I. (“Leka”). Ky Grup, për të zbuluar bazën ilegale ku ka qëndruar Afrim Zhitia, kishin angazhuar edhe B. M.

Për atë shërbim që Leka ua ka bërë këtij Grupi, padyshim se i kanë shpërblyer me një vend pune të mirë. Ky Grup, nga Tirana kishte nisur edhe kolonel Tahir Zemaj për Zonën Operative të Dukagjinit.

Lufta e vështirë dhe e rrezikshme (nuk është punë shitblerje droge), ka bërë që të fus bishtin ndër vegët dhe kishte ikur.

Në shtetet e perëndimit kësaj pune, dhe kudo e kurdoherë, -kur të përkthehet në shqip i thoshin - DEZERTIM. -Për dezertim lufte, sipas ligjeve të luftës, pa gjyq, dezertorit i bëhej ekzekutim.

Padroni i tij Ahmet Krasniqi, nuk dijë se çfarë grade ushtarake ka pasur, por në vend se të japë urdhër të pushkatohet, ai e gradon, me gradën më të lartë - kolonel. Paradoks i llojit të vet! Hajde shqiptar hajde! Jemi Unikat në botë, për shumë gjëra por edhe në këtë drejtim.

Një djalë (ushtar Lirie i T. Zemaj) i nënës së madhe strugane, pjesëmarrës i tri luftërave çlirimtare, i nisur nga parimi se dezertori duhet të marrë hakun e merituar për dëmin e madh që i kishte shkaktuar popullit shqiptar, trutë në asfalt ia kishte qitur.

5 Ky farë koloneli, kishte udhëhequr afër 400 policë (shumica si ai, shqipfolës) më 12 Shkurt 1984 për të vrarë Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën.

Udhëheqësit kryesor të ilegales së kohës dhe shkëndija të para të mekanizmit ushtarak çlirimtarë (UÇK).

Si fëmijët që gëzohen për karamelet dhe bonbonet kur i dhurohen nga më të moshuarit, ashtu edhe unë u gëzohesha si fëmijë kur e mbushja kamionin me material luftarak për luftëtarët e lirisë.

Dita 24 orëshe më dukej shumë e shkurtër. Nga 15 minuta gjumë në ditë i bëja, e drekë e darkë i kisha vend-parqet e pompave të benzinës.

Kishte shumë punë, dhe gëzimi e lumturia shpirtërore e imja dhe e nja 30 shokëve në Sektorë (sa ishim), të gjithë veteranë të mekanizmit politiko-ushtarak të LPK-së, ishte shumë e madhe. E kam vështirë dhe jo me shumë dëshirë të flasë në vetën e parë!

Vazhdon...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat