Thaçi pa e përfillur Qeverinë e Kosovës, është marrë vesh me Vuçiqin, për shkëmbime territoresh e ndërrime kufijsh

Politika

Thaçi pa e përfillur Qeverinë e Kosovës, është marrë vesh me Vuçiqin, për shkëmbime territoresh e ndërrime kufijsh

Nga: D.B Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 18:15
Hashim Thaçi

Simbolika e ardhjes së Vuçiqit më 3 mars në Luginën e Preshevës me moton politike: "Ardhmëria e Serbisë" vizitë dhjetë-dymbëdhjetë ditëshe para marrëveshjes përfundimtare që do bëhet në Uashington, tregon më së miri se shkëmbimi i territoreve Serbi-Kosovë është para përfundimit.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike, profesor Sulejman Mehazi, i cili në një prononcim për “ Bota sot” ka thënë se Thaçi pa e përfillur fare Qeverinë e Kosovës, është marrë vesh me Vuçiqin, për shkëmbime territoresh e ndërrime kufijsh.

Image
Sulejman Mehazi

“Paralajmërimi paraprak politik i kësaj marrëveshje është vet vizita e Vuçiqit në Luginë, nëse ai shkel vetëm tokën e Medvegjës e jo të Preshevës e Bujanovcit, politikisht do paralajmëronte kufijtë e "Ardhmërisë së Serbisë", se Medvegja ose do jetë vijë kufitare, ose njollë e zezë evropiane neutrale, ose vijë e kuqe nevrike e psikologjike serbe-kosovare. Kjo vizitë e Vuçiqit në Luginë do mbetet paralajmërues edhe për marrjen e Mitrovicës së Veriut dhe të disa pjesëve tjera serbe të Kosovës në kuadër të administratës juridike serbe”, ka thënë profesor Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat