SBASHK-u na anashkaloi, jemi marrë shumë me probleme të lëna nga paraardhësit

Politika

SBASHK-u na anashkaloi, jemi marrë shumë me probleme të lëna nga paraardhësit

Kushtrim Maliqi Nga Kushtrim Maliqi Më 25 shkurt 2019 Në ora: 21:23
Ministri Bytyqi gjatë realizmit të intervistës për gazetën “Bota sot”, me gazetarin Kushtrim Maliqi

Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Shyqëri Bytyqi, ka thënë se nuk është i prirur të paragjykoj nëse SHBASHK-u janë të ndikuar politikisht, por sipas tij, mënyra se si në momentet e fundit kanë anashkaluar Ministrinë nga zgjidhja e problemeve me paga, i bie se diçka nuk është në rregull.

“Bota sot”: Ministër, cila është gjendja në të cilën e keni gjetë Ministrinë e Arsimit, ka mjaftë problem, sa jeni I kënaqur me punën të cilën e keni parë se e kanë bërë paraardhësit tuaj?

Bytyqi: Fakt është që, ne kemi qenë të vetëdijshëm në momentin që e kemi marrë drejtimin e kësaj ministrie për problemet me të cilat do të ballafaqohemi. Sistemi arsimorë ka shumë probleme, e kemi se ka vështirësi brenda Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës për të lëvizur në drejtimin e zgjidhjeve të problemeve në sistemin arsimorë, por kjo gjithmonë ka mbetur në suaza të asaj që derisa nuk je brenda, me I pa realisht se si është situata. Pas marrjes së detyrës ne e kemi bërë një analizë të përgjithshme brenda ministrisë dhe të sistemit, ku e kemi parë që vërtet ka problem të shumta të cilat janë grumbulluar me vite të tëra, për të cilat zgjidhja ka qenë shumë më e lehtë në kohën kur janë paraqitur si problem sesa tani. Kemi qenë shpesh të detyruar që të merremi me urgjenca, kemi gjetë një situatë jo të mirë në departamentin nostrifikimit të diplomave të studentëve të mastër apo doktoratura për studentët që studijnë jashtë vendit, ku fatkeqësisht qytetarët tanë kanë pritur me vite të tëra për një nostrifikim.

Kemi qenë të detyruar që me urgjencë ta marrim, ta analizojmë problemin, kemi bërë një auditim të këtij departamenti e pastaj, gradualisht kemi ardhur deri tek zgjidhja e problemit që në fakt, sot një qytetarë maksimumi mund të pret deri në 60 ditë për ta nostrifiku një diplomë, për dallim nga e kaluara kur kanë pritur deri në dy e tri vite ta kthejmë në 60 ditë, kjo sigurisht se është një e arritur e madhe dhe në anën tjetër një pa përgjegjshmëri e madhe e cila vërtetë ju ka shkaktuar dëm të madh të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Përveç kësaj, ka pasur edhe shumë gjëra tjera të cilat kanë kërkuar intervenim të shpejt në mënyrë që të gjendet zgjidhje në mënyrë që të mos vazhdohet me gjendjen në të cilën kemi funksionuar, kemi pasur shembull çështjen e studentëve tek universitetet private dhe kolegjet ku nuk ka pasur një datë të fiksuar deri kur mund të regjistrohen studentët dhe një moment nga kur mund të filloj një vit akademik dhe me këtë kemi marrë një masë të shpejt dhe e kemi rregulluar se deri me çfarë datë kanë të drejtë kolegjet private si dhe universitetet publike të regjistrojnë studentë të rinj.

(Intervistën e plotë me Shyqyri Bytyçin do mund ta lexoni nesër në gazetën "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat