Koalicioni PAN drejt përçarjes finale

Politika

Koalicioni PAN drejt përçarjes finale

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 25 shkurt 2019 Në ora: 23:15
Qeveria Haradinaj

“Edhe pak ditë ky koalicion do të futet ne grindje aq të mëdha, sa që nuk do të ketë zgjidhje tjetër, përveç prishjes së tij. E vetmja zgjidhje për të dalë nga kjo situatë janë zgjedhjet. Vetëm përmes zgjedhjeve të reja, institucionet e Kosovës do të mund të dalin nga kjo situatë dhe do të mund t'i përfundojnë me sukses këto procese kaq të rënda”, ka thënë Adem Salihaj nga LDK.

Zhvillimet e fundit të AAK dhe PDK-së për taksën, do ta çojnë vendin në zgjedhje te parakohshme. Kështu kanë vlerësuar njohësit e çështjeve politike, ku sipas tyre, zhvillimet e fundit AAK-PDK nuk janë risi, por janë krejtësisht të pritura, sepse, zhvillime të ngjashme kanë ndodhur edhe me koalicionin PDK-LDK, që është keqpërdorur në mënyrë drastike.

Isufi: Zgjedhjet nuk janë zgjidhje

Deputeti i AAK-së, Ahmet Isufi ka thënë për “Bota sot”, se koalicioni është duke funksionuar, madje edhe përkundër dallimeve rreth taksës.

Ai konsideron se duhet të vazhdohet edhe më tej të mbahet taksa meqë Serbia nuk po ndalet me veprimet e saj anti Kosovë, si brenda duke manipuluar me pakicën serbe po ashtu edhe në diplomaci.

(Shkrimin e plotë do mund ta lexoni nesër në gazetën “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat