Salihaj: Edhe pak ditë ky koalicion do të futet ne grindje aq të mëdha

Politika

Salihaj: Edhe pak ditë ky koalicion do të futet ne grindje aq të mëdha

Nga: D. B Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 12:07
Adem Salihaj

Ish-deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, ka pohuar se koalicioni AAK-PDK ka qenë një koalicion i partnereve, që ishte vetëm i interesave partiake e klanore, por që nuk ka pasur asnjë interes e as program politik për Kosovën.

Sipas tij, këta partnerë të koalicionit kanë rënë në kurthet, që ua kanë ngritur të tjerëve, e së fundi edhe njëri-tjetrit.

“Çdo intrigë që ua kanë kurdisur të tjerëve tash po u kthehet si bumerang. Në fakt këta kanë shumë gjëra të përbashkëta, para së gjithash zhvatjen, hajninë dhe krimin. Por, nuk kanë asgjë të mirë të përbashkët, asnjë ideal, asnjë parim dhe asnjë interes të Kosovës. Vendosja e taksës, veprim ky për të cilin u lavdëruan aq shumë në fillim, duke vrapuar secili që të marrë sa më shumë merita për të, tash është bërë mollë grindjeje, duke u gjetur në një situatë pa rrugëdalje. Edhe pak ditë ky koalicion do të futet ne grindje aq të mëdha, sa që nuk do të ketë zgjidhje tjetër, përveç prishjes së tij. E vetmja zgjidhje për të dalë nga kjo situatë janë zgjedhjet. Vetëm përmes zgjedhjeve të reja, institucionet e Kosovës do të mund të dalin nga kjo situatë dhe do të mund t'i përfundojnë me sukses këto procese kaq të rënda”, ka thënë Salihaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat