Zogaj: PDK ashtu si e keqpërdori LDK-në, po përpiqet të keqpërdor edhe AAK-në

Politika

Zogaj: PDK ashtu si e keqpërdori LDK-në, po përpiqet të keqpërdor edhe AAK-në

Nga: D. B Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 13:38
Skënder Zogaj

Analisti politik Skënder Zogaj, ka thënë se zhvillimet e fundit AAK-PDK nuk janë risi, por janë krejtësisht të pritura, sepse, zhvillime të ngjashme kanë ndodhur edhe me koalicionin PDK-LDK, që është keqpërdorur në mënyrë drastike.

Ai ka thënë se, ka pasur pasoja të mëdha e të pariparueshme që po i vuan aktualisht populli i Kosovës.

“Ashtu si e ka keqpërdorur LDK-në për Asociacionin, PDK-ja po përpiqet që veproj edhe me AAK-n për taksën që është një veprim skajshmërisht i dobët sepse taksa është vendim i partneritetit qeverisës dhe, tentimi për ikje është ligësi. Pra, manovrimet janë jo principiele dhe kësaj radhe nuk i sjellin asgjë të mirë PDK-së, e cila gabon që mendon ta vazhdoje lojën e hileve”, ka thënë Zogaj.

Sipas tij, AAK-ja dhe Ramush Haradinaj personalisht me taksën mund të ketë pasur shumë telashe, por ka fituar shumë në rritjen e autoritetit, gjë që nëse ndodhin zgjedhjet e parakohshme AAK-ja është më e fituar se PDK-ja.

“Sa i përket zgjedhjeve të parakohshme ato do të duhej të ndodhin edhe pse në kushtet dhe rrethanat aktuale më e rëndësishme është që Kosova të ketë zgjedhje funksionale, për shtetin dhe miletin, e jo zgjedhje për partitë politike, që aktualisht janë si pulat në mjegull”, ka thënë analisti politik Skënder Zogaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat