Taksa për të mbuluar dështimet

Politika

Taksa për të mbuluar dështimet

Nga: D. B Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 15:37
Hidajet Ahmeti

Zhvillimet e fundit të AAK dhe PDK-së për taksën, do ta çojnë vendin në zgjedhje te parakohshme. Kështu kanë vlerësuar njohësit e çështjeve politike, ku sipas tyre, zhvillimet e fundit AAK-PDK nuk janë risi, por janë krejtësisht të pritura, sepse, zhvillime të ngjashme kanë ndodhur edhe me koalicionin PDK-LDK, që është keqpërdorur në mënyrë drastike.

Analisti politik Hidajet Ahmeti ka thënë se gjykoj se “lufta politike” në mes AAK-së dhe PDK-së për taksën, nuk ka të bëjë për interesa shtetërore e qytetare, por për interesa politike.

Sipas tij, dështimet megalomane të kësaj qeverie, posaçërisht AAK-së që udhëheq me qeverinë po mundohen ta reduktojnë në vënien taksës për Serbinë e cila brenda vetës më shumë ka qëllime politike se sa ekonomike.

“Në njërën anë Haradinaj ka këmbëngulë në taksën, pasi ka  dështuar në të gjitha aspektet e qeverisjes dhe domosdo i duhet ta mbajë taksën për qëllime politike, ku i duhet ta përdorë si mjet për t’i realizuara qëllimet politike. Kurse, në anë tjetër e kemi PDK-në, e cila me çdo kusht tenton ta shfuqizojë taksën, duke u thirrur me miqësinë e përhershme me SHBA-në, e cila më shumë tenton ta gjunjëzoj zotin Haradinaj dhe pastaj të shkohet në zgjedhje të parakohshme”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka thënë se një qeveri e çakorduar  brenda funksionimit të brendshëm është më mirë të dorëzoj mandatin tek qytetarët për të rilegjitimuar forcat e partive politike.

“Duhet të mos të vazhdohet me këtë çakordim të thelluar të partnerëve të koalicionit qeverisës, pasi po dëmtohen qytetarët e Republikës”, ka thënë analisti politik Hidajet Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat