Më shumë u fol për vrasjen e Ivanoviqit, sesa për vdekjen e Akademikut dhe albanologut Idriz Ajeti

Politika

Më shumë u fol për vrasjen e Ivanoviqit, sesa për vdekjen e Akademikut dhe albanologut Idriz Ajeti

Nga: D. B Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 16:05
Idriz Ajeti

Në Kosovë më shumë flitet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, e që s'janë duke e harruar edhe sot, e më shumë flitet për intervistën e Naimit e të Mihrijës, sesa për vdekjen dhe për veprat e pavdekshme shkencore të Akademikut dhe albanologut Idriz Ajetit, librat e të cilit e kanë mbajtur gjallë për vite të tëra gjuhën dhe kulturën shqiptare, në ish-Jugosllavi.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike, profesor Sulejman Mehazi i cili për “Bota sot” ka thënë se ky është një turp i madh për Kosovën, duke e marrë parasysh, se sa shumë informacione ka pasur për gjithë vitin për qentë e macat e shkelura e të ngordhura në rrugë, sesa për vdekjen e një njeriu që ishte koka e kombit siç ishte  Akademikut dhe albanologut Idriz Ajetit.

Ai mes tjerash ka thënë se është shumë e dhimbshme kur më shumë peshë për popullin kanë fjalët e Linda Morinës (të ashtuquajturës këngëtare) sesa vdekja e albanologut Ajetit.

Image
Sulejman Mehazi

“Dhe ja ku jemi ne dhe si jemi. Vërtet habitem edhe me miqtë, e me kolegët e tij akademikë, që sa për sy e faqe mbajtën vetëm një mbledhje komemorative dhe asgjë më shumë. Ironia dhe e keqja më e madhe është të udhëheqësit shtetëror, ku gjatë varrimit të vrasësit të shqiptarëve Ivanoviqit u mblodhën tog dhe shkuan në ceremoninë e varrimit, kurse në anën tjetër ai që mbajti gjallë shqipen, e kulturën shqiptare akademiku Idriz Ajeti varroset pa kokë njerëzish, e ceremonie mortore. Pse vallë kështu, çfarë mëkati ka bërë Idriz Ajeti? Apo mos ndoshta mëkatet e heshtjes mortore të Idriz Ajetit janë pseodoktorat, plagjiaturistët të cilët pa fije kriteresh, kodesh morale e shkencore, janë graduar trupërisht, e popullata është gërditur nga këta, për shkak autoriteteve të dyshimta, dhe mjerisht ia kanë humbur autoritetin shkencor edhe Idriz Ajetit. Pse për shkak gjuhës e shkencës është robëruar intelektualish e shkencërisht? Pse ka qenë themelues i Universitetit, i Katedrës së Albanoligjisë, i Akademisë së Artëve, i Shoqatës së Shkrimtarëve, a për të gjitha mëkatet intelektuale, shkencore shqiptare është varrosur pa njerëz e dashamirë???!!Mallkuar qoftë ai popull, që nuk respekton kokat e ndritura të kombit”, ka thënë profesor Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat