Deputetja e LDK-së: Thaçin duhet ndalur sa nuk është bërë vonë

Politika

Deputetja e LDK-së: Thaçin duhet ndalur sa nuk është bërë vonë

Nga: N.H Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 20:34
Deputetët e LDK-së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kohë që është angazhuar që shkëmbimi i territoreve të përfshihet në dialogun me Serbinë, ani pse një gjë të tillë nuk është thënë asnjëherë hapur. Ky angazhimi Thaçit ka gjetur një kundërshtim të ashpër nga pjesa tjetër, të cilët mendojnë se kjo ide është kundër shtetësisë së Kosovës, si dhe ka krijuar pasiguri tek qytetarët.

Mirëpo, sikurse të gjitha idetë e Thaçit që kanë evoluar ndër vite, edhe kjo e fundit ka marrë një evoluim tjetër. Nga shkëmbimi i territoreve, nga ky i fundit tashmë kemi një tjetër frazë lidhur me ketë nismë, atë për korrigjim të lehtë të kufirit.

Opozita edhe me tej vazhdon ta mbajë qëndrimin e njëjtë sa i përket korrigjimit të kufirit me shtetin serb. Derisa, në të njëjtën kohë edhe bëjnë me dije se presidenti i vendit duhet ndaluar nga kjo nismë sa nuk është bërë vonë, duke paralajmëruar kështu rreziqe të mëdha.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lirije Kajtazi, në një bisedë për gazetën “Bota sot”, duke e komentuar idenë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka treguar se çka nënkuptohet më termin korrigjim i kufijve.

“Korrigjim do të thotë të përmirësosh atë që është bërë keq”, ka thënë Kajtaz, për gazetën “Bota sot”.

Kajtazi shprehet se padrejtësitë ndaj shqiptarëve janë të shumta, dhe, sipas saj, presidenti Thaçi do ta shtojë edhe më shumë këtë frikë.

Image
Lirije Kajtazi

“Padrejtësitë historike ndaj shqiptarëve janë të shumta, por kam frikë se presidenti Thaçi nuk do ia pakësojë, por për fat të keq do ia shtojë frikën”, është shprehur deputetja e opozitës.

Kajtazi krejt në fund, thekson se kreu i shtetit duhet ndalur nga kjo nismë e tij sa nuk është bërë vonë.

“Thaçin duhet ndalur sa nuk është bërë vonë”, ka përfunduar deputetja e Lidhjës Demokratike të Kosovës, Lirije Kajtazi, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat