Përplasjet Thaçi-Haradinaj, vazhdimësi e marrëdhënieve të tyre

Politika

Përplasjet Thaçi-Haradinaj, vazhdimësi e marrëdhënieve të tyre

Nga: N.H Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 22:19
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka cilësuar Ramush Haradinajn si një person të rrezikshëm për Kosovën,gjersa edhe ka parashikuar fat të keq për të.

Lidhur me ketë, analisti politik, Leon Duhanaj, duke i komentuar përplasjet e fundit mes Thaçit dhe Haradinajt, për gazetën “Bota sot”, ka thënë se këto janë vazhdimësi e marrëdhënieve të tyre të përhershme.

Image
Leon Duhanaj

“Për mendimin tim, deklaratat dhe akuzat e ndërsjella mes presidentit dhe kryeministrit, janë vazhdimësi e marrëdhënieve të tyre të përhershme. Siç dihet kryeministri duke qenë idealist ka rënë në vazhdimësi në kurthet e Thaçit sa që tani nga frika që mund të bie prapë është tejet i ngurtë dhe ka shumë gjasa që edhe ky të gabojë. Thaçi e ka degraduar procesin e bisedimeve dhe, e ka futur Kosovën në rrugë pa krye. Ai tashmë po synon t'i japë edhe makijazhin përmbyllës kinse po sjellë zgjidhje”, ka thënë ai.

Tutje, analisti politik, konsideron se përkundër zhvillimeve të fundit situata nuk është e pashpresë.

“Në anën tjetër Haradinaj, është barrikaduar në qëndrimin e t’i për taksën gjë që mund të ndodhë që edhe ku përmes kësaj qasje të ngurtë, ta dëmtoj Kosovën duke irrituar aleatet. Megjithatë edhe përkundër dy ekstremeve, situata nuk është e pashpresë”, është shprehur ai.

Në fund, ai nënvizon se problemi qëndron se dhe partitë tjera që i shërbejnë kësaj gjendje, duke luajtur rolin konformist.

“Problemi ynë është se kemi edhe partitë tjera që i shërbejnë kësaj gjendje, duke luajtur rolin konformist, apo duke heshtur para detyrave kombëtare. Uroj që të gjithë, ta kuptojnë situatën në të cilën gjendet Kosova dhe, për të cilën janë përgjegjës që të gjithë”, ka përfunduar analistin politik Leon Duhanaj për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat