Thaçi person i rrezikshëm, fundi i Haradinajt do të vije për këtë arsye

Politika

Thaçi person i rrezikshëm, fundi i Haradinajt do të vije për këtë arsye

Nga: N.H Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 11:06
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi së fundi e ka cilësuar Ramush Haradinajn si një person të rrezikshëm për Kosovën, gjersa edhe ka parashikuar fat të keq për të. Opozita pas këtyre përplasjeve konsideron se raportet e politikanëve janë pasqyrë e kulturës politike që PDK-ja e ka instaluar në politikë dhe sidomos në qeverisje.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, në një bisedë për gazetën “Bota sot”, ka komentuar përplasjet e fundit mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, dhe kreut të qeverisë, Ramush Haradinaj.

Image
Drita Millaku

“Raportet e politikanëve tanë janë pasqyrë e kulturës politike që PDK-ja e ka instaluar në politikë dhe sidomos në qeverisje. Mendoj se fundi qeverisë do të vjen si pasojë e nevojës së Presidentit Thaçi për të krijuar situata të mjegullta dhe apatike në prag të marrëveshjes së re që ai e quan finale ku Kosova do të marrë goditjen e radhës dhe më të madhën”, ka thënë Millaku për gazetën “Bota sot”.

Ajo me tej ka thënë se Kosovës është para një dileme për të humbur sovranitetin mbi një pjesë bukur të theksuar të Kosovës. Madje, Millaku shkon aq larg sa e quan Thaçin person i rrezikshëm, dhe se rreziku për Kosovën vjen pikërisht nga ky njeri.

“Pra, ne jemi para dilemës për të humbur sovranitetin mbi një pjesë bukur të theksuar të Kosovës ose për të marrë masat për shkarkimin e Presidentit Thaçi. Pra, Thaçi është person i rrezikshëm, dhe rreziku për Kosovën vjen pikërisht nga ky njeri dhe politikat e tij”, ka thënë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, për gazetë “Bota sot” .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat