Një delegacion i SHBA-së në Kosovë, analisti politik zbulon qëllimin e vizitës

Politika

Një delegacion i SHBA-së në Kosovë, analisti politik zbulon qëllimin e vizitës

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 14:37
Flamuri amerikan

Një ekip i Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Punë të Evropës, kanë ardhur në një vizitë në Kosovë.

Ata kanë qëndruar dy ditë në Beograd, ndërsa sot po vizitojnë Kosovën.

Ky delegacion i udhëhequr nga John Erath, kryshefi për çështjet evropiane në Këshillin Kombëtar të Sigurisë Amerikane, pritet të takohet me krerët institucionalë, derisa arsyeja e ardhjes mësohet të jetë taksa 100 ndaj mallrave serbe.

Analisti politik, Blerim Burjani, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se vendi duhet të lirohet nga kryeministri aktual, Ramush Haradinaj, pasi sipas tij, Kosova po përjeton pasoja dhe sanksione të ndryshme.

Image
Blerim Burjani

“Kosova duhet të lirohet nga një kryeministër i tillë. Sidoqoftë shteti po përjeton pasoja dhe sanksione siç janë tash anulimi i 8 programeve të ndihmës së SHBA-së dedikuar Kosovës, mospërkrahja e transformimit të FSK-së, ndalja e zyrtarëve të lartë për të marrë viza nga SHBA-të, etj.”, ka thënë Burjani, për gazetën “Bota sot”.

Tutje, Burjani nënvizon se arsyet e ardhjes së këtij delegacionit mund të jenë të ndryshme.  

Në fund, ai shton se këto vizita nuk mbarojnë me kaq, pasi që të tilla Burjani konsideron se do të ketë në vazhdimësi.

“Arsyet mund të jenë më të gjera të ardhjes së këtij ekipi.  Dialogu Kosovë-Serbi është me rendësi të madhe për SHBA-në, BE-në dhe NATO-n, për këtë arsye në Kosovë do të ketë vizita të intensifikuara për të zgjidhur problemin e normalizimit të marrëveshjes Kosovë –Serbi”, është shprehur Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat