Thirrja e Amerikës për pezullimin e taksës, ja si duhet të veproj Kosova karshi Serbisë

Politika

Thirrja e Amerikës për pezullimin e taksës, ja si duhet të veproj Kosova karshi Serbisë

Nga: D. B. Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 16:20
Ilustrim

Amerika duhet të dëgjohet, taksa të pezullohet dhe paralelisht të kushtëzohet, sepse asnjëherë dhe në asnjë formë nuk duhet lejuar që vendimmarrja e Kosovës të jetë në kundërshtim me vullnetin dhe interesin e SHBA-së.

Kështu ka vlerësuar njohësi i politikave të BE-së, Sami Blakaj i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se miqësia e Kosovës me SHBA-të është jetike për Kosovën, dhe shtet ndërtimin e saj dhe si e tillë kjo miqësi duhet ruajtur si sytë e ballit.

“Në këtë kuptim qeveria e Kosovës duhet ditur se ruajtje e miqësisë me Amerikën nuk bëhet duke i injoruar dhe refuzuar kërkesat e saj, por përkundrazi duke u koordinuar dhe harmonizuar me të. Edhe thirrjet e vazhdueshme të SHBA-së për pezullimin e taksës ndaj Serbisë duhet marrë seriozisht nga koalicioni qeverisës dhe se kjo thirrje duhet gjetur zbatim”, ka thënë Blakaj.

Sipas ti, pezullimi i taksës ndaj Serbisë duhet të ndodh, por që ky pezullim duhet të jetë i kushtëzuar dhe i monitoruar në raport me veprimet e Serbisë karshi Kosovës.

Image
Sami Blakaj

“Kësisoj kjo do të nënkuptonte se nëse Serbia gjatë kohës së pezullimit të taksës "disiplinohet" karshi Kosovës dhe shpreh gatishmëri për arritjen e "marrëveshjes së paqes" me Kosovën, atëherë me këtë rast do të fitonin të dyja palët, por nëse udhëheqja politike e Serbisë do të vazhdonte me avazin e vjetër dhe do të vepronte kundër Kosovës dhe interesave të saj, atëherë kjo do të ishte një arsye dhe argument shtesë jo vetëm për Kosovën, por edhe për SHBA-të dhe aleatet të tjerë për të kuptuar se taksa ndaj Serbisë nuk është vendim i dëshirueshëm, por i detyrueshëm”, ka thënë Blakaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat