Kosova duhet vendim taktik për taksën, ta suspendoj dhe t’i themi Amerikës mendojmë si perëndimor

Politika

Kosova duhet vendim taktik për taksën, ta suspendoj dhe t’i themi Amerikës mendojmë si perëndimor

Nga: D. B. Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 17:12
Ilustrim

Në lidhje me atë se a duhet ta dëgjojmë mikun e madh të shqiptareve, Amerikën për heqjen apo pezullimin e taksës ndaj Serbisë njohësi i çështjeve politike Artur Roshi ka thënë se amerikanët nuk hedhin poshtë historinë e vërtetë territoriale apo politike të popujve, vetëm se e vendosin atë në kondicione të së ardhmes, lirisë dhe prosperitetit të tyre.

Ai ka thënë për “Bota sot” se ka një ndryshim midis pezullimit të taksës dhe heqjes së saj.

Image
Artur Roshi

“Nëse e pezullon atë për një afat të caktuar për të parë reagimet e Serbisë të para kërkuara nga pala jonë d.m.th e Kosovës për shembull “Serbia të deklarojë se po heq dorë nga lobimi për mosnjohjen e Kosovës, etj”, do ishte një veprim taktik për tu thënë miqve tanë Amerikanë se ne mendojmë si perëndimorë. Ne duhet të kemi shumë kujdes në sjelljen tonë ndaj miqve tanë Amerikanë duke ditur se pa ata Kosova do të ishte një realitet i humbur. Amerikanët nuk kërkojnë nga ne të hapim atë që me ndihmën e tyre fituam dhe duhet te jemi të qartë për këtë. Ata kërkojnë që ne të konsolidojmë pozitat tona në mëvetësi dhe në ndërkëmbësi në Ballkan dhe kjo gjë është një proces dhe jo aksion. Maturia jonë është ajo që ne na garanton sukses. Amerikanët nuk hedhin poshtë historinë e vërtetë territoriale apo politike të popujve, vetëm se e vendosin atë në kondicione të së ardhmes, lirisë dhe prosperitetit të”, ka thënë njohësi i çështjeve politike Artur Roshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat