Ekzistenca e Kosovës dhe fuqia e shqiptarëve është dhe mbetet vetëm me miqësi të përhershme me SHBA-në

Politika

Ekzistenca e Kosovës dhe fuqia e shqiptarëve është dhe mbetet vetëm me miqësi të përhershme me SHBA-në

Nga: D. B. Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 18:37
Flamuri amerikan

Nëse Kosova ka ardhur para një akti të kryer e të imponuar, për të dhënë territorin, është mirë që ketë gjë të na e thonë aty ku është shtëpia e popullit, aty ku e kanë marr mandatin për të përfaqësuar dhe mbrojtur interesin kombëtar, por mos të tentohet që në ketë situatë të pretendohet për të nxjerr tradhtar e heronj, dhe epiteti i “taksës” si dukët do të marrë ketë epilogë.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se është për keqardhje që Kosova të jep territorin e saj, dhe të luhet me fatin e popullit.

ImageIsmet Haziri

“Vërtet me vjen keqe dhe shumë keqe që një popull që ka kaluar katrahura e golgota të ma të ndryshmet të mbetet nën mëshirën e përplasjes politike të liderëve të pa ndërgjegjshëm duke mos pasur askush asnjë ide se çka po ndodh me Kosovën, me territorin, me fatin e vetë popullit të Kosovës. A nuk ju vjen keq që të bëhet kjo lojë e frikshme? A nuk e meriton ky popull, që të paktën njëherë, të gjithë që kanë marr në një mënyrë pak përgjegjësi nga sovrani, të mblidhen dhe të e thonë të vërtetën se çka është duke ndodhur me Kosovën? A e kanë këta politikan ne ndër dije, ndjenjën e frikës dhe të ankthit që mundë ta ketë populli nëse përkeqësohen marrëdhëniet me SHBA? Ka edhe shumë pyetje tjera që duhet shtruar politikës, pozitës dhe opozitës ngase askush nuk mundë të fshihet nga përgjegjësia, sikur që nuk po tërhiqen nga përfitimet e majme, rrogat , mëditjet, shëtitjet”, ka thënë Haziri.

Sipas tij, shqiptaret dhe populli i Kosovës i njeh mirë heronjtë e vetë, tani është koha e përgjegjësisë, e transparencës dhe e vullnetit për shtet ndërtim dhe konsolidim kombëtar, ky fakt nuk po ndodhë.

 “Unë dyshojë shumë në prapaskena të ndryshme, por që populli në situatën tjetër duhet të marrë kontrollin dhe nëse gjërat qartësohen se vërtet çka po ndodhë, atëherë duhet gjetur mënyra demokratike për të ia shkurtuar mandatin atyre që e meritojnë. Nëse taksa është duke e rritur kontrabandimin, atëherë efektet e saj përveç se janë duke përkeqësuar raportet me SHBA, po e rrit edhe in formalitetin, duke e fuqizuar kështu  edhe krimin e ekonomikë. Dhe në të njëjtën kohë po pasuron  edhe strukturat mafioze dhe po e dëmton vjeljen e buxhetit”, ka thënë Haziri.

Ai ka theksuar se shqiptarët kudo që janë, duhet dëgjuar patjetër mikun e tyre të natyrshmen, SHBA-në, si në qëndrimin për të mbajtur “taksën”, dhe për ta pezulluar.

“Ekzistenca e Kosovës dhe fuqia e shqiptarëve është dhe mbetet vetëm me miqësi të përhershme me SHBA-në, madje kjo ka qenë edhe ideja e të madhit dhe arkitektit të Pavarësisë së Kosovës-Dr. Ibrahim Rugovës”, është shprehur njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat